Shkurt.ch
Demi ik nga kasapi, vritet nga policët
Një dem ka arritur të ikte në momentin që ishin duke e dorëzuar “në duar” të kasapit.
Kjo ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, në Nebikon të Lucernit. Pikërisht para dyerve të thertores demi i racës galloway ia ka dalë të ikë nga makina transportuese.
Me të dalë prej aty ai ka sulmuar kalimtarët e rastit dhe policët që ndodheshin afër, por për fat, të gjithë kanë mundur të shpëtojnë pa pasoja. Më tutje demi ka vazhduar rrugën në afërsi të autostradës, duke u shndërruar kështu në rrezik për trafikun, shkruan news.ch.
Në këto rrethana, liria e tij nuk mund të zgjaste më shumë. Një patrullë e policisë së Lucernit e ka mbytur demin me një të shtënë të kontrolluar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










