Futboll
Demhasaj, futbollisti i radhës nga Zvicra që i bashkohet Kosovës
Shkëlqim Demhasaj i është bashkuar Kosovës, pas lëndimit të Bersant Celinës
Futbollistët shqiptarë në Zvicër gjithnjë e më shumë po zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën.
Për dy ndeshjet e nëntorit për herë të parë u grumbulluan Arijanet Muriqi dhe Mirlind Kryeziu, të dy të lindur në Zvicër.
Por, për shkak të lëndimit të Bersant Celinës, është ftuar edhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, shkruan albinfo.ch.
Demhasaj është vetëm 22-vjeçar dhe luan në Luzern. Ai është paraqitur edhe për Zvicrën U-20 dhe U-21, derisa tani ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, duke iu bashkuar shumë futbollistë shqiptarë nga Zvicra që luajnë për Kosovën si Benjamin Kololli apo edhe Hekuran Kryeziu.
Në këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshje në Superligën e Zvicrës, duke shënuar dy gola, derisa në përgjithësi ka 14 ndeshje e gjashtë gola.
Shkëlqimi ka lindur në Schaffhausen, kurse prindërit e tij janë nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














