Lajme
Demaçi me akuza ndaj BE-së

Simboli i rezistencës së Kosovës, Adem Demaçi, në një akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit në Podujevë, e ka porositur klasën politike shqiptare që të mbrojë më denjësisht interesat politike e kombëtare të shqiptarëve, karshi politikës evropiane.
“Kur është në pyetje Kosova, bashkësia evropiane po përdor kute të dyfishta”, ka thënë Demaci.
Sipas tij, Evropa ka bërë edhe një diskriminim në rastin e regjistrimit të popullsisë, duke mos përfshirë në statistika të gjithë qytetarët dhe familjarët tanë që jetojnë në botën e jashtme.
“Siç dihet, mërgimtarët tanë për shkaqe politike e ekonomike kanë qenë të shtrënguar të kërkojnë qëndrim të përkohshëm nëpër vende ndryshme të botës”, ka shtuar Demaçi.
“Evropa mund të na imponojë ndonjë projekt që do të ishte në dëm të Kosovës”, ka theksuar Demaçi, duke kritikuar klasën politike në Kosovë dhe bashkësinë evropiane ndaj qasjes së problemit të Mitrovicës.
Ndërkohë, idenë e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi për funksionalizim, ose largimin e misionit të EULEX-it nga Kosova, kanë filluar ta mbështesin edhe përfaqësues të opozitës kosovare, por edhe analistë të pavarur.
Në të gjitha taborët, përveç atij serb, është shtuar disponimi për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ndjenjë kundër misionit të BE-së për sundimin e ligjit ka ardhur pasi që EULEX-i brenda dy vjetësh, sipas tyre, nuk ka arritur të përmbushë as minimumin e pritjeve.
Prandaj, përfundimisht përfaqësues të partive politike thonë se EULEX-i është mision i dështuar në të gjitha çështjet, është joefikas dhe si i tillë duhet të përfundojë së qëndruari në Kosovë.
Sipas opozitës dhe analistëve politikë, qytetarët me të drejtë kanë pritur gjëra pozitive që EULEX do të luftojë kriminalitetin, korrupsion, do ta stabilizojë dhe konsolidojë sistemin e drejtësisë dhe atë të gjyqësisë në Kosovë, doganat dhe veriun e Kosovë, mirëpo asnjë prej tyre EULEX-it nuk e ka bërë.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri