Jeta në Zvicër
Delikt rrugor me trotinet, portugezi dënohet me 15 mijë franga
Tashmë i dënuar për vepra të rënda të trafikut rrugor, një portugez 48-vjeçar është dënuar me një gjobë ditore prej 15.000 frangave.
Pas një ndjekje midis policisë dhe një trotineti elektrik, portugezi 48-vjeçar, Luisi, më kot u përpoq për t’i shpëtuar agjentëve policorë më 29 prill, në orën 3 të mëngjesit. I dehur, me një nivel alkooli në gjak prej më shumë se 1 për qind, ai u hetua shpejt, pasi po bënte zigzage me trotinetin e tij në rrugën për në Riaz të Bulle. Një patrullë policore iu vu pas, duke i ndezur dritat blu dhe sinjalin “Stop policia”.
Por Luis, tashmë i dënuar dy herë që nga gushti 2014, duke përfshirë edhe ngasjen e dehur, me këtë shaka ka rrezikuar të ardhmen e tij jo vetëm në dy, por edhe në katër rrota. Pra, kur policia po tentonte ta ndalonte, ai u përpoq të vraponte me trotinetin e tij elektrik. Policët e ndoqën në këmbë dhe e arrestuan pak më tej, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Për vepra të rënda të trafikut, të datës qershor 2016, ngasje nën ndikim të alkoolit, përpjekje për të penguar masat për paaftësinë e ngasjes dhe parandalimin e tij për kryerjen e veprimit zyrtar, drejtësia e Fribourg portugezin e dënoi me 150 gjoba ditore të llogaritura me një shumë prej 100 frangash në ditë, që gjithsej arrijnë shifrën prej 15 mijë frangash zvicerane. Kësaj duhet t`i shtohen edhe 565 franga shpenzime gjyqësore. I detyruar të ecë në këmbë, portugezi nuk ka paraqitur ankesë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











