Lajme
Delegatët e 1990-ës priten nga zv.kryeministri Kuçi
Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Ilaz Ramajli tha se njerëzit në pushtet duhet t`ua zgjidhin delegatëve statusin ligjor

Ata të cilët shpallën Kosovën Republikë më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës janë pritur nga zëvendëskryeministri i Republikë së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Ata shprehën falënderimet e tyre për pritjen që iu bë në shenjë nderimi, por kërkuan që të rregullohet statusi i tyre.
Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Ilaz Ramajli tha se njerëzit të cilët janë në pushtet duhet të zgjidhin kërkesat e kësaj kategorie të shoqërisë duke rregulluar statusin ligjorë e jo material.
Ndërkohë që zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se kërkesat e delegatëve janë të drejta dhe se do të marrin hapa konkret për realizimin e këtyre kërkesave. Pas 21 vjetësh në sallën e Kuvendit, deputetë të atëhershëm thonë të ndjehen krenarë për guximin që patën për të shpallur Kosovën Republikë, me gjithë rrezikun që u kanosej.
Vitin e kaluar 114 delegatë e Kuvendit të Kosovës janë nderuar me “Dekoratën e artë të Pavarësisë”, ndërsa këtë vit qeveria është përkujdesur që tu ndajë monografinë e deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Deklarata e 2 Korrikut ishte shpallur para ndërtesës së Kuvendit.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz