Maqedonia
Delegacioni austriak lavdëron klimën e reformave në Maqedoni, Volfer i jep mbështetje euro-integruese vendit
Gjatë vizitës së sotme të diplomatëve austriakë në Maqedoni, u bë me dije se Austria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën euro-integruese. Drejtuesi i Sektorit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë austriake për Europën, Klaus Volfer, i cili e kryesoi delegacionin, vlerësoi se ndjehet klimë pozitive në vend. Ai këto deklarata i bëri pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, të cilin e lavdëroi për klimën e reformave dhe ndryshimeve në vend, në krahasim nga një vit më parë.
Në anën tjetër Zaev, sqaroi se mbështetja austriake në këto momente është më se e nevojshme dhe se gjatë presidencës së saj europiane, Maqedonia veç të fillojë bisedimet me BE.
“I bëjmë të gjitha reformat e nevojshme, në jurisprudencë, administratën publike, shërbimet sekrete, duke i përfshirë të gjitha palët e prekura dhe opozitën. Ndërtojmë miqësi në fqinjësi. Pas marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, jemi qasur edhe në proces të ndërtimit të besimit dhe dialogut më aktiv me Republikën e Greqisë. Pritjet tona janë që këto përpjekje të vlerësohen dhe shteti ynë në pranverë të marrë rekomandim të pastër nga BE-ja, ndërsa gjatë kryesimit austriak edhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.
Ai shtoi se për Maqedoninë, BE-ja dhe NATO-ja do të thonë ekonomi, rroga më të larta, vende të reja pune për qytetarët, ndërsa dëshmi për këtë janë lëvizjet në planin investues, që tashmë rezultojnë me marrëveshje konkrete për investim në Maqedoni.
Palët janë pajtuar që Maqedonia, por edhe gjashtë vendet tjera të Ballkanit perëndimor, duhet të shfrytëzojnë klimën pozitve të Brukselit, për të kryer reforma dhe që të bëhen pjesë e unionit deri në 2025.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










