Lajme
Deficiti tregtar i Kosovës kalon mbi tre miliardë euro
Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën në mbi 3 miliardë euro.

Ky deficit tregtar, sipas ekspertëve, është i lartë dhe vjen si pasojë e mospërputhjes ndërmjet vlerës së eksporteve dhe të importeve. Si i tillë, deficiti në këtë nivel, nënvizojnë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018, vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë kishte arritur shifrën mbi 3 miliardë euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës ishte mbi 350 milionë euro.
Ndërkaq, në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në raportin “Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë”, theksohet se eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë euro.
Këto shifra tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3 për qind në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Deficiti tregtar, sipas BQK-së, ka shënuar rritje nga viti në vit, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit