Lajme
Deda jep dorëheqje nga Vetëvendosje
Ilir Deda, i cili kohën e fundit ka vepruar ndryshe nga krahu tjetër i Vetëvendosjes, sot e ka zyrtarizuar ndarjen, duke e quajtur LVV-në promotor të ndryshimeve në Kosovë
Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Ilir Dida ka dhënë sot dorëheqje nga kjo parti, për të vazhduar rrugëtimin e tij ndaras nga partia e Visar Ymerit. Deda, i cili kohën e fundit ka vepruar ndryshe nga krahu tjetër i Vetëvendosjes, sot e ka zyrtarizuar ndarjen, duke e quajtur Vetëvendosjen promotor të ndryshimeve në vend.
“Këto dy vjet e fundit ne kemi pasur një bashkëperiudhë të mirë. Por në nëntë muajt e fundit kemi pasur dallime në Vetëvendosje. Asgjë nuk kemi pasur personale. Kemi funksionuar të ndarë dhe sot po e zyrtarizoj ndarjen”, ka deklaruar Deda në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj.
Ai tha se Vetëvendosje është katalizator i ndryshimeve, por në rrugëtim do të ketë njerëz të tjerë. “Tash nuk ka nevojë për spekulime unë jam nda nga Vetëvendosje që nga dita e sotme”, ka deklaruar Deda.
Ndërkaq sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka deklaruar se pas largimit të Ilir Dedës, për Vetëvendosjen ditët në vijim do të jenë të rënda, por prap do të konsolidohet dhe të forcohet edhe më shumë.
“Në betejën e opozitës së bashkuar kanë ndodhur shumë gjëra të mira, por edhe jo të mira. Ne kemi bërë maksimumin. Sot është një ditë jo e mirë për ne sepse po ndahemi nga Iliri. Kjo është periudha ku kemi pasur dallime. Partia jonë do të mbetet ende me qëllime të njëjta. Ne po zgjerohemi që të fuqizohemi”, ka deklaruar Molliqaj.
Ilir Deda para se të kalonte në Vetëvendosje, ai ka qenë pjesë e partisë “Fryma e re” një subjekt politik i formuar nga një grup të rinjësh që janë shkolluar kryesisht jashtë vendit: Shpend Ahmetin, Puhie Demakun, Qëndrim Gashin, etj. Pasi me këtë parti nuk patën sukses, disa nga ta i shkrinë në Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












