Integrimi
Dëbohet nga Zvicra: Ka mohuar familjen në Kosovë për të fituar vizën
Ai jo vetëm që nuk i ka informuar autoritetet për ekzistimin e familjes paralele në Kosovë por madje edhe i ka gënjyer duke pohuar shprehimisht se nuk ka fëmijë në Kosovë
Kosovari, sot 38 vjeçar, është martuar në vitin 2005 me një kosovare që kishte “letrat” (lejen e qëndrimit) në Zvicër. Me këtë edhe ai ka fituar lejen për qëndrim legal në këtë vend. Por në vitin 2009 kosovari shkurorëzohet nga gruaja me të cilën nuk kishte fëmijë. Por, pasi që ka jetuar së paku pesë vjet në Zvicër me bashkëshorten që kishte lejen e përhershme (Vizën C) ai kishte të drejtë të qëndrimit të mëtejshëm. Mirëpo, dy vite më vonë kosovari kurorëzohet me një grua në Kosovë. Pas dy muajsh e bën kërkesën për ta sjellë atë bashkë me dy fëmijët në Zvicër.
Por kësaj here atij i hasë sharra në gozhdë. Fëmijët të cilët gruaja e tij “e dytë” do t`i sillte në Zvicër ishin fëmijë të përbashkët. I pari kishte lindur në vitin 2005, në kohën kur protagonisti ishte i martuar me gruan “e parë” ndërsa i dyti në vitin 2009, në vitin kur ky ishte shkurorëzuar. Për më tepër, kosovari ishte martuar (jo zyrtarisht por sipas mënyrës tradicionale) me gruan në Kosovë, në vitin 2005, dy muaj pas lindjes së fëmijës së parë.
Këtë situatë e pranon tashmë jo vetëm gruaja në fjalë dhe bashkëshorti i saj, Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, e pyetur nga gazeta “Aargauer Zeitung” e ka konfirmuar gjendjen e përshkruar më lartë.
Si rezultat, Zyra Kantonal për Migracion në Kantonin Aargau në tetor të vitit 2012 ia ka mohuar 38 vjeçarit vazhdimin e lejes së qëndrimit në Zvicër. Arsyetim për këtë ka qenë fakti se ai jo vetëm që nuk i ka informuar autoritetet për ekzistimin e familjes paralele në Kosovë por madje edhe i ka gënjyer ato, Ai ka pohuar shprehimisht se nuk ka fëmijë në Kosovë.
Gjykata Administrative e kantonit e ka hedhur poshtë në nëntor të vitit 2013 ankesën e tij. Të njëjtën gjë e ka bërë së fundi edhe Gjykata Federale e Zvicrës me vendimin më të ri,të publikuar këto ditë.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse gruaja me të cilën ai ishte martuar në Zvicër (dhe i kishte fituar “letrat”) ishte martuar me të në mënyrë fiktive ose jo. Këtë e lë të hapur si Gjykata Federale ashtu edhe gjykata e shkallës së parë. Cila do që të ketë qenë e vërteta, kosovari 38 vjeçar nuk do t`i shpëtonte dëbimit nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












