Uncategorized
Dëbohet nga Zvicra i dyshuari për lidhje me shtetin islamik
Ai ka pranuar se e njeh autoritetin e shefit të milicisë terroriste të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) Abu Bakr al-Bagdadi

Një tunizian i dyshuar për lidhje me qarqet islamiste është dëbuar nga Zvicra me një aeroplan special. Ndonëse e hidhte poshtë akuzën e bashkëpunimit me IS-in ai nuk e ka kundërshtuar dëbimin në vendin e prejardhjes, thotë avokati tij.
I përmenduri ka ardhur në Zvicër në viti 2006 me një leje qëndrimi për të studiuar. Pasi që Shërbimi Federal i Informimit ka konstatuar se ai mban lidhje me lëvizjet ekstremiste islamike e ka njoftuar Zyrën Federale për Migracion për rrezikshmërinë që paraqesin lëvizjet e atij personi për sigurinë e Zvicrës.
Tuniziani ka qenë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Neuchatelit dhe ka bërë kërkesë për zgjatjen e lejes së qëndrimit deri në shtator 2015, e cila i ishte refuzuar. Me këtë atij i është kërkuar të braktiste Zvicrën por ai papritur kishte humbur çdo gjurmë. Më 8 janar e ka kapur policia hekurudhore dhe ai është arrestuar. Gjatë mbajtjes në arrest ai është marrë në pyetje për kontaktet e tij me një vendës të tij të dënuar për terrorizëm. Me këtë rast ai ka pranuar se e njeh autoritetin e shefit të milicisë terroriste të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) Abu Bakr al-Bagdadi.
Sipas medieve frankofone të Zvicrës, tuniziani është parë disa herë duke shpërndarë libra të Kurani në një stendë me një flamur të zi, me mbishkrimin që e përdorin xhihadistët.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim