Lajme
Dëbohen nga Kosova shtetasit rusë dhe serbë
Remzi Potoku, avokat i njërit nga të ndaluarit me shtetësi serbe, ka thënë se sipas deklaratave të klientit të tij, qëllimi i hyrjes në territorin e Kosovës kishte qenë një vizitë familjare
Gjashtë shtetas rusë dhe pesë serbë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, janë urdhëruar të largohen urgjentisht nga shteti kosovar me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ata janë gjobitur me nga 250 euro gjobë, ndërsa përveç ndalimit prej 48 orësh, atyre u është ndaluar edhe hyrja në shtetin e Kosovës për një periudhë të caktuar kohore.
Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror nga Serbia në Kosovë.
Remzi Potoku, avokat i njërit nga të ndaluarit me shtetësi serbe, ka thënë se sipas deklaratave të klientit të tij, qëllimi i hyrjes në territorin e Kosovës kishte qenë një vizitë familjare.
“Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të kalim ilegal të kufirit të Republikës së Kosovës. Kurse, duke u bazuar në klientin tim, motiv i kësaj ka qenë një vizitë familjare dhe shoqërore që kanë pasur në Kosovë. Klienti im është me shtetësi serbe, kurse punon në Rusi”, ka thënë Potoku, citon REL.
Lidhur me rastin, organet e sigurisë kanë kërkuar avokatë në Odën e Avokatëve të Kosovës.
Florim Shefqeti prokuror disiplinor në këtë Odë, kanë thënë se për rastin në fjalë ishin angazhuar gjashtë avokatë. “Në total janë kërkuar gjashtë avokatë. Këta janë kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Kosovës, stacioni në Lluzhan, Podujevë”, ka thënë Shefqeti.
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate, ka thënë se e dënon fuqishëm arrestimin e qytetarëve serbë dhe rusë. Duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, si përpjekje për politizim, Gjuriq ka thënë se nga zyra që ai udhëheq, të arrestuarve u është ofruar ndihma ligjore.
Edhe Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës. “Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













