Integrimi
Dëbohen 12 refugjatët shqiptarë pas dhunës mbi refugjatët tjerë
12 nga 14 azilkërkuesit shqiptarë të cilët para dy javësh kishin marrë pjesë në sulmin e bërë në një tendë azilkërkuesish në Giesen janë dëbuar me procedurë të shkurtë në vendin prej nga kanë ardhur, në Shqipëri. Kyretari i qeverisë lokale dr. Lars Witeck ka konfirmuar për mediet se ata janë riatdhesuar nga aeroporti Calden me aeroplanin në të cilin kanë qenë edhe 75 refugjatë shqiptarë me status të refuzuar, shkruan giesenerallgemeine.de.
Sipas tij vetëm një ditë më parë edhe 72 refugjatë tjerë nga Shqipëria kishin udhëtuar për në Tiranë pasi që vullnetarisht kishin hequr dorë nga kërkimi i azilit.
Witeck duke folur për rastin e 12 të dëbuarve ka thënë se bëhet fjalë për një “sinjal të rëndësishëm” ndaj tyre, transmeton albinfo.ch.
“Ata që nuk kanë këtu asnjë perspektivë dhe veç kësaj ushtrojnë dhunë ndaj refugjatëve të tjerë, duhet të bartin pasojat”.
Dy personat tjerë nga 14 sa kanë marrë pjesë në sulmin e përmendur mbahen në Gjermani pasi që bëhet fjalë për persona të mitur dhe të ardhur këtu pa prindër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












