Lajme
Dëbim 15 vjet nga Zvicra për të riun që i preu kokën gjyshes së vet
Familja e 21 vjeçarit, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër
Dy vjet më parë, më 16 tetor 2018, një i ri, atëbotë 19 vjeçar pati vrarë gjyshen e tij 74 vjeçe në Frauenfeld, Thurgau.
Ky akt kriminel kishte tronditur Zvicrën sidomos për faktin se ai, pas vrasjes, i kishte prerë kokën dhe ishte larguar nga vendi i krimit, duke bartur me vete, në një çantë shpine, kokën e prerë, shkruan albinfo.ch. Policia e kishte kapur atë në Aeroportin e Cyrihut, në Kloten.
Vrasësi është shtetas i Italisë, me prejardhje nga Maqedonia, ashtu si dhe viktima.
Prokuroria publike e kantonit Thurgau tani ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarit, shkruan nau.ch. Por ajo e konsideron 21-vjeçarin të papërgjegjshëm penalisht (të sëmurë psikik) prandaj kërkon masa terapeutike për të. Pas këtyre masave në spital, ai duhet të dëbohet nga vendi, pa të drejtë kthimi për 15 vjet.
Raporti mjeko-psikiatrik, i përgatitur me autorizim të zyrës së prokurorit publik, tregon se në kohën e vrasjes i akuzuari nuk ishte në gjendje të logjikonte për shkak të një çrregullimi të rëndë mendor dhe për këtë arsye ai nuk kishte përgjegjësi penale.
Familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Fillimisht në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












