Shkurt.ch
Debati në Zvicër: Çfarë mund të bëhet për fëmijët problematik?
Kohët e fundit është vërejtur një rritje e nxënësve problematik. Por, ky problem nis që nga kopshtet e fëmijëve thonë raportet
Modeli shkollor integrues (përfshirës) i Zvicrës, i prezantuar rreth një dekadë më parë, do të thotë se shumë fëmijë me probleme të sjelljes – të klasifikuara si “nevoja të veçanta emocionale dhe sociale” – ndjekin shkollat e rregullta, në krahasim me mësimet në klasat e nevojave të veçanta ose në shkolla si më parë.
Por raportet e fundit të mediave kanë vënë në pikëpyetje nëse sistemi po funksionon me të vërtetë, me tregimet e mësuesve që kanë të bëjnë me nxënësit që janë problematik në klasë, përcjell albinfo.ch.
Debati u rihap nga një artikull të gazetës “Sonntags Zeitung”, e cila citoi një studim në Cyrih dhe në qytetin e afërt të Winterthur-it, duke treguar se një në pesë nxënës u klasifikuan nga personeli me probleme të sjelljes (950 ose 22% e nxënësve e shkollave të vëzhguar).
Studimi përfshiu 450 punonjës të shkollave, duke përfshirë 250 mësues dhe 60% e mësuesve thanë se nxënësit e padisiplinuar ishin ngarkesa e tyre më e madhe, shkruan “swissinfo.ch”.
Kantone të tjera po raportojnë gjithashtu probleme, bëri të ditur “Sonntags Zeitung”, madje edhe në kopshtin e fëmijëve. Raporti zbuloi sjellje më shkatërrimtare në mesin e katërvjeçarëve sesa 13 dhe 14 vjeçarë. Edhe në Bazel kishte probleme të ngjashme.
Kjo lidhet edhe me teknologjinë, ku fëmijët rrinë më shumë në telefon sesa me shokët e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












