Lajme
Kosova de facto në NATO, thotë Berisha
"Me bashkëpunimin që ka me KFOR, Kosova është një vend me garanci, stabilitet dhe paqe në rajon", ka thënë Berisha.
Kryeministri Berisha ka deklaruar se Kosova, në disa prej aspekteve të bashkëpunimit, është de fakto anëtare e NATO-s.
Duke folur në takimin e “Kartës së Adriatikut”, kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se mbështetja e NATO-s ka qenë mjaft e rëndësishme për Kosovën.
“Në disa aspekte Kosova është de fakto anëtare e NATO-s, por jo de jure. Me bashkëpunimin që ka me KFOR, Kosova është një vend me garanci, stabilitet dhe paqe në rajon”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, pas kapërcimit të problemit në Veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon.
Kryeministri Berisha gjithashtu ka thënë se qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ardhmen e Aleancës dhe hyrjen e vendeve të reja është i qartë.
“Shqipëria është e hapur për bashkëpunimin e ngushtë me vendete tjera dhe do të mbështes aspiratën e vendeve të tjera”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, gjithashtu nisma e ndërmarrë vite më parë mes vendeve të rajonit ka rezultuar e suksesshme dhe se tashmë rajoni është më i sigurt dhe më i qartë në objektivat e tij.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











