Lajme

De Biazi optimist: Shqipëria do të kualifikohet edhe në botëror

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Giani De Biazi, ka folur për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, tha se Shqipëtria do të kulaifiokohet edhe në Botërorin “Rusia 2018”

Trajneri italian që po drejton për disa vjet Kombëtaren e Shqipërisë, Giani De Biazi shprehet optimist se Shqipëria do të kualifikohet edhe për Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi. Duke folur për emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”, ai u shpreh optimist për kualifikimin, ndërsa nuk harroi as batutat për Italinë dhe Spanjën, se cila prej këtyre dy ekipeve do të shkojë në fazën e play-off-it.

“Pushimet sapo i mbarova, jam gati të rifilloj aventurën e re, e re si mënyrë shprehjeje, me Shqipërinë dhe të shohim se çfarë ndodh në kualifikueset e Botërorit duke pasur parasysh se kemi përballë Spanjën dhe Italinë dhe kualifikohet vetëm një direkt dhe tjetra shkon në play-off. Të shohim cila nga të dyja kalon në play-off. Si batutë nuk është aq keq, të shohim se kush mes tyre shkon ne play-off sepse ne kualifikohemi (qesh). Shpresojmë të kemi vazhdimësi”, tha De Biazi.

Fillimisht Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Marokun më 31 gusht në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi” në Shkodër. Ndërsa siç raporton  Express, grumbullimi i lojtarëve do të nisë më 29 gusht dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit do të luhet ndaj Maqedonisë më datën 5 shtator.