Lajme
Davos/ Dy hidraulikë dyshohen për spiunë
Policia zvicerane mendon se dy rusë të ndaluar në muajin gusht bë Davos, kanë qenë punonjës të shërbimeve sekrete, edhe pse hiqeshin si “hidraulikë”.
E përditshmja vendase Tages-Anzeiger thonë se të dyshuarit si agjentë rusë kanë pasur pasaporta diplomatike dhe mund të kenë qenë duke përgatitur fazën e parë të një operacioni spiunazhi në vendin ku organizohet forumi botëror i ekonomisë, raporton Top-channel.
Burime të policisë zvicerane pohuan për BBC-në ndalimin e dy rusëve përpara disa muajsh, por ambasada ruse në Bernë deklaroi se gjiganti mediatik po përpiqet të krijojë “ një skandal nga asgjëja”. Sipas Tages-Anzeiger, policia kishte nisur të dyshonte nga qëndrimi trejavor i të dy burrave në hapësirat luksoze të Davosit. Kur efektivët i janë afruar, njëri prej rusëve është hequr si hidraulik, çka konstrastonte ndjeshëm me faktin që kishin pasaporta diplomatike.
“Të dy burrat kishin pasaporta diplomatike ruse por nuk ishin regjistruar zyrtarisht si diplomatë në Zvicër”, tha zëdhënësja e policisë, Anita Senti. Shërbimet zvicerane të sigurisë kanë vënë re një aktivitet të shtuar të inteligjencës ruse në shtetin e tyre gjatë viteve të fundit. Në raportin e Shërbimit Federal të Inteligjencës zvicerane më 2018, thuhet se një në katër diplomatë rusë në Zvicër është spiun, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









