Lajme
Dasma e Princ Lekës, ndër dasmat më të bukura në botë të vitit 2016
Dasma e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia që u organizua muaj më parë në Shqipëri, ka zgjuar interesimin edhe të mediave botërore. Jo vetëm në kohën kur u mbajt dasma, por ajo është renditur edhe si njëra nga më të bukura në botë për këtë vit.
Gazeta austriake “Kurrier.at” ka publikuar një përmbledhje të dasmave më të bukura të cilat janë realizuar gjatë vitit 2016. Në mesin e shtatë dasmave më të veçanta, është përmendur edhe ceremonia dasmore e martesës së Princ Lekës me aktoren Elia Zaharia, përcjell “albinfo.ch”.
“Opulente” kështu e ka vlerësuar gazeta austriake dasmën shqiptare. “Princ Leka nga Shqipëria dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe aktorja Elia janë prezantuar si mbretërorë në dasmën e tyre. Dizajnerja Blerina Kllokoqi – Rugova ka qëndisur një fustan me gurë diamantesh”, shkruan gazeta.
Në këtë listë dasmash janë renditur edhe dasma e futbollistit gjerman Bastian Schweinsteiger me tenisten Ana Ivanoviç, pastaj dasma e aktores Eva Longoria me Antonio Baston, dasma e Mario Gomez me modelen Carina Wanzung e të tjerë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













