Kosova
DASH: Të përfshirët në sulmin në Banjskë të sillen para drejtësisë
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se pret që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist të 24 shtatorit të dalin para drejtësisë.
Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, ka komentuar edhe arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
“Ne kemi parë raportet, nuk do të shkojmë para hetimeve, ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe planifikuar. Dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha Patel, përcjell albinfo.ch.
Patel është pyetur edhe për raportimet “për tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën”.
“Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe pajisjeve që nga thirrja jonë më 29 shtator. Presim që Serbia të marrë hapa tjerë të depërshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave”, ka thënë Patel, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










