Kosova
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
Kosova, në Nivelin e Dytë për Luftën Kundër Trafikimit të Njerëzve
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka renditur Kosovën në Nivelin 2 në raportin vjetor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025. Kjo kategori përfshin vendet që kanë bërë përpjekje të konsiderueshme, por ende nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare për luftën kundër trafikimit, përcjell albinfo.ch.
Progres, por jo i mjaftueshëm
Sipas raportit, Kosova ka shënuar përmirësime të dukshme, si:
Rritje e ndjekjeve penale ndaj trafikantëve të dyshuar (49 të dyshuar në 17 raste më 2024)
Identifikim i më shumë viktimave
Rritje e fondeve për ndihmë dhe kompensim të viktimave
Por, raporti kritikon faktin se:
Janë dhënë dënime shumë të ulëta – vetëm një trafikant seksual u dënua me tetë muaj burg, ndonëse dënimi minimal sipas ligjit është pesë vjet
Gjykatat shpesh lirojnë të dyshuarit ose japin dënime jo proporcionale me krimin
Fëmijët që detyrohen të lypin trajtohen si raste neglizhence, jo si viktima trafikimi
Viktimat dhe mbështetja
Gjatë vitit 2024 janë identifikuar 14 viktima të trafikimit në Kosovë (nga 17 një vit më parë). Shumica morën ndihmë ligjore, psikologjike dhe mbështetje për riintegrim – për këtë aspekt, qeveria është vlerësuar pozitivisht.
Rekomandimet kryesore për Kosovën:
Të rriten hetimet dhe ndjekjet penale
Të jepen dënime më të rënda dhe në përputhje me ligjin
Të trajtohen si trafikim edhe rastet ku viktimat janë fëmijë të detyruar për të lypur
Të rriten fondet për ndërgjegjësim dhe mbrojtje
Kosova nuk është e vetme në këtë kategori. Në Nivelin 2 janë renditur edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina – çka tregon sfidat e përbashkëta të rajonit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










