Futboll
Dardanët, të gatshëm për miqësoren me Hungarinë
Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet të martën në orën 19:00, derisa stadiumi është paralajmëruar se do të jetë i stërmbushur me tifozë
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para përballjes së nesërme miqësore me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.
Seanca e sotme ka qenë pa ndonjë ngarkesë të madhe dhe më shumë ka shërbyer që futbollistët të ambientohen me fushën. Në stërvitje mungoi Leart Paçarada, për shkak të lëndimit “Syndroma musculus piriformis” dhe është në dyshim për ndeshjen e nesërme. Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve është në gjendje shumë të mirë dhe ata janë të gatshëm për lojë, duke përfshirë edhe kapitenin Amir Rrahmani, i cili është riaftësuar nga stafi mjekësor, pasi mungoi në miqësoren kundër Armenisë, shkruan FFK, transmeton albinfo.ch.
Para stërvitjes në konferencën për media, përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë pranuar se Hungaria është kundërshtare shumë e fortë, por kanë theksuar se besojnë në rezultat pozitiv.
Trajneri gjerman i Kosovës në konferencën për media tha se mezi pret përballjen ndaj hungarezëve në stadiumin që pritet të jetë i mbushur plotësisht.
“Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira, siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”, tha Foda.
“Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, shtoi Foda. Edhe kapiteni Rrahmani vuri në pah rëndësinë që Kosova të testojë veten me kundërshtarë të tillë të fortë.
“Ndeshja ka rëndësi, sepse është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që kërkon trajneri”, tha Rrahmani.
Ai tutje tha se trajneri i ka idetë e veta dhe dëshiron që ekipi të bëjë presion të lartë në pjesën e fushës së kundërshtarit. Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet të martën në orën 19:00, derisa stadiumi është paralajmëruar se do të jetë i stërmbushur me tifozë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










