Futboll
‘Dardanët’ duan fitore përballë Maltës
Kosova sonte do të ndeshet me Maltën në Prishtinë. Interesimi është i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde
Sonte Kosova do të ndeshet me Maltën në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
“Dardanët” duan fitoren e dytë në grup, dhe mbajtjen e vendit të parë në grup, duke i dhënë shpresë për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Atmosfera te Kosova është shumë e mirë, derisa shtabi teknik dhe lojtarët duan fitore. “Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit. Jemi duke u përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por assesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë, Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim”, është shprehur mesfushori Valon Berisha.
“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit. Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv”, deklaroi mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu.
Përzgjedhësi i Maltës, Ray Farrugia në konferencë për medie ka folur për ndeshjen me Kosovën dhe ka lartësuar futbollistët e Kosovës, por njëkohësisht ka thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë.
“Sikur Kosova ashtu edhe ne kemi prurje të reja dhe jemi përmirësuar dukshëm. Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha dhe unë besoj se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare”, ka theksuar Farrugia.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













