Kosova
Dardan Molliqaj sulmon fizikisht Haki Abazin
Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht
Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht. Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.
Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për cka ka ndodhur pas emisionit. Kërquki tregon se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar. Mirëpo akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt shkruan Gazeta Ekpress, percjell Albinfo.ch.
Abazi ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.
“Mas emisionin, në dalje e sipër dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”. ka thënë Abazi.
“Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa. Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë ”, ka shtuar Abazi.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













