Kosova

Dardan Cena fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane të Xhudos

Dardan Cena ka dalë i artë në Kupën Evropiane të Xhudos për juniorë në Kaunar të Lituanisë.

Cena garoi të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë, duke mposhtur Thomas Jacksonin e Britanisë së Madhe, Tadas Calkan e Lituanisë, Eryk Neumannin e Britanisë dhe polakun Adam Kazimierczak, përcjell albinfo.ch.

Dion Sharapolli u ndal në luftën e dytë në kategorinë deri 66 kilogramë. Loris Sharapolli kishte një fitore e një humbje në kategorinë deri 73 kg. Debora Gjakova nisi me humbje në kategorinë deri 63 kg. Vazhdoi në repesazh, ku arriti dy fitore, por u ndal në luftë për medalje të bronztë dhe u rendit e pesta, shkruan koha.net.

Në Kaunas po garojnë 178 xhudistë të kategorisë juniore nga 16 shtete të ndryshme.