Lajme
Danimarka rihapi shkollat, fëmijët kthehen në bankat e tyre
Danimarka, vendi i parë në Evropë që rihapi shkollat
Është bërë e ditur se fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat shkollore, pasi vendi lehtësoi kufizimet e coronavirusit – duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat, përcjell albinfo.ch.
Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën fëmijët që u kthyen sot, të cilët ishin fotografuar jashtë shkollave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale, transmeton telegrafi.
Siç bëhet e ditur, shkollat ishin mbyllur që nga 12 marsi në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të coronavirusit.
Rreth gjysma e komunave të Danimarkës dhe 35 për qind e shkollave të Kopenhagës janë duke u rihapur pas një lehtësimi të masave nga Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











