Shkurt.ch
Korrupsioni në FIFA, arrestime të reja në Cyrih
Autoritetet zvicerane njoftuan zyrtarisht emrat e dy zyrtarëve të lartë të FIFA-s, të cilët u arrestuan për shkak të një hetimi për korrupsion në Federatën e futbollit botëror.
Bëhet fjalë për zëvendëskryetarin Juan Angel Napout nga Paraguaj dhe Alfredo Avith Banegas nga Hondurasi. Napout është gjithashtu president i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jug ut (CONMEBOL) dhe Banegas është kreu i Konfederatës së shoqatave të futbollit të vendeve të Veriut, Amerikës Qendrore dhe rajonin e Karaibeve (CONCACAF).
Të dy u arrestuan me akuzën e marrjes së miliona dollarëve ryshfet për shitjen e marketingut televiziv dhe të drejtave për turnet e futbollit në Amerikën Latine dhe kualifikimeve në botë.
Ata presin ekstradimin në SHBA, ku do të përgjigjen para prokurorisë lokale, e cila është duke hetuar korrupsionin në FIFA.
Pas numërimit 80 për qind të votave, Danimarka të enjten në një referendum hodhi poshtë një pjesëmarrje më të fortë të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.
“Jo” në referendum thanë 53.7 për qind e votuesve danezë, në të cilin pjesëmarrja arriti në 70 për qind.
Kjo ishte prova e parë në 15 vjetët e fundit nëse danezët janë të gatshëm për integrim të fortë me Bashkimin Evropian, ose që vendi do të kishte mbajtur distancën e caktuar në lidhje me bllokun e 28 vendeve evropiane.
Rezultati i referendumit do të thotë se Danimarka në vitin 2016 do të ikë nga Europoli, Agjencia Evropiane për bashkëpunim policor dhe gjyqësor.
Përkrahësit e përgjigjes me “jo” paralajmëruan se nga mbështetja e votuesve për planin e qeverisë “më shumë në BE” Danimarka do të rrezikonte humbjen e kontrollit mbi politikën e imigracionit, një argument bindës për votuesit mbi planet për ndarjen e kuotave të emigrantëve midis anëtarëve të BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













