Kosova

Dalje e vogël e qytetarëve për të votuar në veri

Në katër komunat veriore procesi zgjedhor aktualisht është duke vazhduar i qetë dhe pa ndonjë incident.

Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga hapja e qendrave të votimit, vërehet një dalje e ultë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Pra, ende nuk ka shumë qytetarë që kanë dalë për të votuar. Në qendrën e votimit Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës deri më tani në këtë qendër kanë votuar vetëm dy qytetarë.

Në të gjitha qendrat e votimit vërehet prani e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po monitorojnë nga afër procesin zgjedhor.