Kosova
Detaje të reja për vdekjen e zviceranit në Prishtinë
Sipas mediave atje, ai ishte përdoures i substancave narkotike
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur pasditen e së hënës në një hotel të Prishtinës. Një 61-vjeçar, shtetas zviceran, u gjet pa shenja jete dhe Departamenti për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore ka nisur hetimet.
Trupi i pajetë i tij kishte qëndruar në hotel rreth katër orë.
Mediat në Kosovë raportojnë viktima D.R. ishte përdorues i alkoolit dhe substancave narkotike dhe se në trupin e pajetë të viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo të përdorimit të ndonjë arme zjarri.
Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e vdekjes, e cila deri në momentin e zbardhjes po cilësohet si e dyshimtë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë për media se prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prokurori kujdestar e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, me urdhër të tij trupi i tij do të dërgohet në IML, sot gjatë ditës do ta lëshojë urdhëresën për obduksion. Autopsia do të tregojë shkaqet e vdekjes”, ka thënë Ulaj.
Për gjetjen e një trupi të pajetë në një hotel në Prishtinë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë, 02.03.2020 – 17:04. Është raportuar se viktima mashkull, shtetas zviceran, është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














