Sport
Dafina Rexhepi, futbollistja shqiptare që luan në ekipin e meshkujve
12-vjeçarja shpesh nënvlerësohet nga kundërshtarët, por ajo me teknikën e saj i ka mahnitur të gjithë. Ajo mund të luajë vetëm deri U-17 me djemtë
Dafina Rexhepi është një futbolliste shumë e talentuar. 12-vjeçara është e vetmja femër në një ekip të meshkujve në Bundesligës, shkruan ‘rtlnext.rtl.de’.
Mediat gjermane e përshkruajnë atë si një fenomen, derisa është pjesë e skuadrës TSG 1899 Hoffenheim (U-15), përcjell albinfo.ch.
Edhe trajneri i saj thotë se ajo ka një teknikë të mirë, driblon mirë dhe gjuan saktë. Duke pasur të gjitha këto karakteristika, ajo ka fituar edhe respektin e shokëve.
Dafina ka filluar të merret me futboll që katër vjet në ekipin FC Heillbronn, aty ku kishte edhe babanë e saj, dhe tashmë në dhomën e saj ka shumë trofe e certifikata.
Futbolli është shumë i pranishëm në familjen e saj, pasi edhe dy vëllezërit e saj luajnë futboll.
12-vjeçarja shpesh nënvlerësohet nga kundërshtarët, por ajo me teknikën e saj i ka mahnitur të gjithë. Ajo mund të luajë vetëm deri U-17 me djemtë.
Megjithatë, për momentin është lidere e ekipit të saj. Ajo i bën të gjitha, driblon, asiston e shënon, derisa synimet janë shumë të mëdha për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












