Kultura
Dafina Kastrati, një tjetër shqiptare në MTV
Kënga është e kompozuar nga kompozitori Florent Boshnjaku dhe vëllai i Dafinës, Rinori, ndërsa është pjesë e labelit “Record 17”.
Një tjetër shqiptare ka depërtuar në top listën muzikore të kanalit të madh muzikor gjerman, MTV.
Këngëtarja Dafina Kastrati ka publikuar këngën “Shot Calling”, e cila është duke u transmetuar në radio dhe kanale të shumta muzikore gjermane, zvicerane dhe austriake.
Kënga është e kompozuar nga kompozitori Florent Boshnjaku dhe vëllai i Dafinës, Rinori, ndërsa është pjesë e labelit “Record 17”. Ishte vetë kompozitori Boshnjaku ai që përmes rrjetit social njoftoi për suksesin e kësaj kënge.
“Se di çka o ka bohet… Ja edhe një artiste me prejardhje shqiptare në MTV . (I lumtur që jam pjesë e ekipit)
Dafina Kastrati “Shot Calling””, ka shkruar Boshnajku në Facebook.
Dafina është 18-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, ndërsa banon në Shtutgart të Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Kënga është plot ritëm dhe duket se prirja për muzikë qëndron në gjakun e familjes multikulturore.
Babai i saj është nga Kosova, ndërsa nëna afrikane.
Ajo ndoqi orët mësimore për këndim, në muzikë klasike në Operën Shtetërore dhe Liveact Akademi në Stuttgart.
Në moshën nëntëvjeçare publikoi CD-në e saj të parë, “I want to live”. Në këtë album ajo kishte edhe këngën “Dua t’jetoj” me këngëtarin Sabri Fejzullahu.
Si 16-vjeçare ajo u shfaq në skenë me baladën e saj “Lampedusa” që ishte apo ashtu kompozim i mjeshtrit të muzikës Florent Boshnjaku. Dafina me këtë këngë ishte garuese në garën për në Eurovision 2014, ndonëse nuk fitoi, ajo me zërin e saj arriti të fitojë zemrat e publikut gjerman.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?