Kosova
Daçiqi flet për mundësinë e ndërprerjes së dialogut
Sipas tij, Kurti po flet për tema jashtë rend të ditës
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar mundësinë e ndërprerjes e dialogut në Bruksel, nëse sipas tij, nuk do të ketë rezultate.
Ai në një intervistë në programin e mëngjesit të televizionit serb “Happy”, komentoi takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Kurti po flet për tema jashtë rend të ditës.
Në një bisedim të para një muaji me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Daçiq thotë se i është thënë se nuk do të organizohen më takime nëse do të ketë rezultate konkrete.
“(Lajçak v.j.) ka thënë se nuk do të organizojë më takime nëse nuk ka rezultate, por si duket ai ka durim. Mendoj se është mirë që ka durim, pasi është më mirë të ulet në tavolinë e të bisedojë sesa të ketë probleme në terren. Por në pyetje është perspektiva dhe Kurti shihet qartë se dëshiron të merret me tema që nuk janë në rendin e ditës”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, situata është e vështirë për delegacionin e Serbisë dhe se duhet të kihen parasysh interesat e serbëve.
“Që do të thotë se nuk vjen në shprehje të kalojmë vijat e kuqe, e kjo është njohja e pavarësisë së Kosovës. Gjithçka tjetër nuk mund të shkaktojë dëme”, tha ai.
Ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
“Deri më tash nuk ka pasur paralajmërime, por nëse ndodh kjo, atëherë Serbia mund të mbështetet në anën tjetër”, shtoi Daçiq.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












