Kosova
Daçiq në Strasburg “kundër” Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Evropës më 18 prill, edhe pse kishte thënë se nuk do të udhëtonte në Strasburg për shkak të paralajmërimit se Kosova do të pranohet në këtë institucion, raportoi agjencia Beta, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë konfirmoi për agjencinë Beta se Daçiq do të marrë pjesë në seancë, e cila mbahet në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës. “Në Strasburg, ministri Daçiq do të tentojë të ndalojë procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Ministria e Jashtme serbe, raporton Radio Evropa e Lirë.
Një ditë më herët ai deklaroi se nuk do të shkonte në Stasburg nëse Kosova do të pranohej në këtë institucion një ditë më vonë. “Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Brukselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi Daçiq, shkruan REL.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










