Të tjera
Da Vinci përdori dy duart për kryeveprat e tij
Një galeri e artit në Itali ka befasuar me qëndrimin e saj se mjeshtri i madh Leonardo Da Vinci kishte përdorur dy duart për të krijuar disa prej kryeveprave të tij. Galeria Uffizi ka hulumtuar vizatimet e para të Da Vincit, të cilat tregojnë se mjeshtri italian përdori dy duart.
Analizat shkencore dhe teknologjike kanë zbuluar një skicë peizazhi që fshihej prapa një kryevepre tjetër. Këto zbulime janë bërë në 500 vjetorin e vdekjes së Da Vincit të cilin do ta festojnë shumë galeri evropiane duke shfaqur punime të njeriut që krijoi kryeveprën, Mona Lisën.
Vizatimi i parë daton më 4 gusht 1473 – kur Leonardo ishte 21-vjeçar. Ky vizatim shfaq një peizazh të lumit Arno në Florence. Ky vizatim dallohet nga të tjerët për shkak se Da Vinci e ka punuar me të dy duart, nga e majta në të djathtën. Një studim i dy teksteve ka konfirmuar se mjeshtri italian ishte i aftë të shkruante pa problem me të ty duart.
“Pjesa e pasme e këtij vizatime përfaqëson një të shkruar me dorën e djathtë, që krahasuar me vizatimet tjera me dorë të djathtë, tregon se punimi është i Leonardo. Por në të njëjtën fletë shohim dy shkrime të kombinuara që Leonardo dinte t’i përdorte, por duket se janë ndryshe prej të tjerave”, thotë historiania e artit. Cecilia Frosinnini. Duke përdorur rrezet ultravioletë, ekspertët e artit kanë zbuluar dy shtresa vizatimesh njëra mbi tjetrën.
“Është e mahnitshme se çfarë është gjetur me këto analiza. E dimë se Leonardo punoi me të dy duart, sidomos me dorën e tij të majtë. Gjithashtu e kemi marrë vesh se në këtë vizatim punoi në ty faza pasi ka gjurmë të një tjetër peizazhi në pjesën e pasme të vizatimit”, thotë drejtori i galerisë Uffizi.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











