Jeta në Zvicër
Cyrihu, shumë i shtrenjtë për takime
Për të dytin vit Cyrihu renditet në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta për takime, sipas raportit të këtij viti të „Mapping the World’s Prices“ dhe „Deutsche Bank“.
Për një takim janë paraparë shpenzimet për taksitë, darkë për dy persona, pije, dy bileta filmi dhe disa birra, që kushtojnë 195.90 dollarë, ose 147% më shumë se në Nju-Jork, i cili figuron në vendin e shtatë, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në këto rezultate, „Deutsche Bank“ këshillon banorët e Cyrihut për të zgjedhur me shumë kujdes, sidomos ata që dëshirojnë të dalin dhe të martohen më herët, në qoftë se dëshirojnë të kursejnë para.
Qëllimi i hulumtimit është që të japë një ide më të qartë nëse kurset e këmbimit të valutave në fakt korrigjohen për të hequr dallime të mëdha të çmimeve në vende të caktuara.
Për shkak të monedhës së fortë të vendit, çmimet lokale duken mjaft të larta në krahasim me fqinjët evropianë.
Parisi pozicionohet në vendin e 17-të nga 47, dhe vendet më të arsyeshme për takime janë Kuala Lumpur, Xhakarta dhe Manila.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











