Jeta në Zvicër
Cyrihu, qyteti ku më së shumti fitohen para
Qyteti me pagën më të lartë mesatare mujore është Cyrihu në Zvicër, me 5,764 dollarë
Çdo vit një raport i “Deutsche Bank” krahason kostot e mallrave dhe shërbimeve në qytetet e mëdha në mbarë botën dhe ka analizuar standardet e jetesës.
Në bazë të këtyre analizave, “Insider Business” ka lëshuar tashmë një listë të 28 qyteteve, në të cilat fitojnë më shumë të holla, shkruan albinfo.ch.
Në përgjithësi, qytetet në krye të kësaj liste janë qendra financiare, si Londra, Nju-Jorku dhe Frankfurti, ku kostoja e jetesës është më e lartë, dhe si rezultat, paga më të larta.
Gjithashtu, sa i përket vendndodhjes gjeografike, qytetet më të mira të listuara janë nga hemisfera veriore, nga vendet e zhvilluara perëndimore, por lista jep shpresë për hemisferën jugore, me qytete të tilla si Melburn dhe Wellington në Zelandën e Re.
Qyteti me pagën më të lartë mesatare mujore është Cyrihu në Zvicër, me 5,764 dollarë. Më poshtë shihni listën e plotë:
1. Zürich, Zvicër, 5.764 dollarë,
2. San Francisco, SHBA, 4,974 dollarë,
3. New York, SHBA, 4,115 dollarë,
4. Sydney, Australi, 3,914 dollarë,
5. Boston, SHBA, 3.740 dollarë,
6. Oslo, Norvegji, 3,664 dollarë,
7. Çikago, SHBA, 3.650 dollarë,
8. Kopenhagë, Danimarkë, 3,462 dollarë,
9. Dubai, OAU, 3,447 dollarë,
10. Frankfurt, Gjermani, 3,389 dollarë,
11. Londër, Mbretëria e Bashkuar, 3,381 dollarë,
12. Melbourne, Australi, 3,263 dollarë,
13. Singapori, 3,099 dollarë,
14. Amsterdami, Holandë, 3,058 dollarë,
15. Tokio, Japoni, 3,004 dollarë,
16. Stokholm, Suedi, 2,999 dollarë,
17. Helsinki, Finlandë, 2,988 dollarë,
18. Wellington, Zelanda e Re, 2,946 dollarë,
19. Paris, Francë, 2,886 dollarë,
20. Dublin, Irlandë, 2,762 dollarë,
21. Auckland, Zelanda e Re, 2,723 dollarë,
22. Edinburg, Mbretëria e Bashkuar, 2,565 dollarë,
23. Hong Kong, 2.550 dollarë,
24. Toronto, Kanada, 2,519 dollarë,
25. Berlin, Gjermani, 2,482 dollarë,
26. Bruksel, Belgjikë, 2,480 dollarë
27. Vancouver, Kanada, 2,458 dollarë
28. Vjenë, Austri, 2,425 dollarë
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









