Lajme
Cyrihu prin me udhëtarë në aeroportin e Shkupit
Që nga fillimi i vitit 2016 deri në fund të muajit shkurt nga dy aeroportet në Maqedoni, Shkup dhe në Ohër, janë transportuar një total prej 219,378 pasagjerësh, që është 27.9 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i udhëtarëve ka qenë 171.480.
Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, aeroporti në Shkup në janar dhe shkurt 2016 ka regjistruar një total prej 211,696 pasagjerësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë transportuar 168,388 pasagjerë, një rritje prej 25. 7 për qind.
Në aeroportin në Ohër për periudhën janar-shkurt të vitit 2016 janë transportuar 7682 udhëtarë, e cila tregon një rritje prej 148.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015, kur ishin transportuar 3.092 pasagjerë.
Sipas realizimit të trafikut, vendet më të zakonshme për nga numri i udhëtarëve për periudhën janar-shkurt ishte 12.2 Cyrihu, Stambolli me 12, Malmo 5.6, Bazel 5.2, Londër 5.1 dhe Vjenë 4.8 për qind.
Numri rekord i udhëtarëve dhe i kompanive që operojnë në destinacione të reja është rezultat i projektit të Qeverisë në Shkup për t’i subvencionuar aviokompanitë low-cost me qëllim të nxitjes dhe zhvillimit të transportit ajror. Në këtë kontekst, politikat pozitive për zhvillimin e trafikut ajror do të vazhdojnë të zbatohen në vitet e ardhshme, për të promovuar Maqedoninë si një vend turistik dhe destinacion atraktiv të biznesit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











