Shkurt.ch
Cyrihu, i shtati në botë ndër qytetet universitare
Në vendet e para të kësaj liste janë Parisi, Londra, Bostoni. Pas tyre e para Cyrihut, vijnë në radhë qytetet si Melburn, Vjena dhe Sidnej
Cyrihu bën pjesë në top dhjetëshin e qyteteve më të mira studentore. Në ranglistën e realizuar për herë të parë këtë vit “QS Best Student Cities in the World 2012”, Cyrihu radhitet në vendin e shtatë.
Siç bën të ditur “Handelszeitung”, në vendet e para të kësaj liste janë Parisi, Londra, Bostoni. Pas tyre e para Cyrihut vijnë në radhë qytetet si Melburn, Vjena dhe Sidnej. Lista e dhjetë qyteteve më të preferuara studentore vazhdon më tutje me Berlinin, Dublinin dhe Montrealin.
Për të bërë këtë listë janë marrë në shqyrtim disa kritere si, internacionaliteti i qytetit universitar, atraktiviteti për punëdhënësit e mundshëm, kualiteti i jetës dhe kostoja. Në konsideratë janë marrë vetëm qytetet universitare me më shumë se 250 mijë banorë dhe me së paku dy universitete ose shkolla të larta që janë kategorizuar me gradën e institutit londinez Quacquarelli Symonds (QS).
Në këtë kategorizim, Cyrihu ka qenë i vetmi qytet zviceran që ka plotësuar kriterin për tu futur në ranglistë. Rangimi i universitetit teknik të Cyrihut ETH si njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë, ka ndikuar shumë në radhitjen kaq lartë të Cyrihut si qytet universitar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










