Lajme
Cyrih: U mbajt Konferenca e 20-të Shkencore e mjekëve nga diaspora
Ansambli Vatra performoi në Konferencën XX të AMFE-së
Më 2 shtator, në Cyrih është mbajtur Konferenca e 20-të Shkencore e organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE), përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e AMFE-së, Aurora Dollenberg, deklaroi se konferencat e tilla që janë mbajtur në shumë vende të Evropës kanë për qëllim bashkimin e trurit shqiptar dhe gjetjet e mënyrave më të mira për të kontribuar sa më shumë në të mirën e përbashkët.
Me pjesëmarrjen e profesionistëve shqiptarë të fushave të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në Evropë, gjatë kësaj konference u diskutuan shumë çështje me interes, e që në fokus kishin problematikat dhe sfidat mjekësore, por jo vetëm.
Diskutimet dhe referimet e paraqitura në këtë konferencë ishin të nivelit të lartë, teksa me votim unanim dhe në një proces demokratik u formua dega e AMFE-së edhe në Zvicër.
Agjenda e kësaj konference u koncentrua në tri sesione, e ku pjesëmarrësit patën mundësi të pajisen me certifikata dhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre në diasporën shqiptare.
Ndërkohë, kjo konferencë u pasurua edhe me program artistik, ku interpretuan pianistja me famë botërore, Lule Elezi, si dhe ansamblet e valleve “Vatra” dhe “Arbreshët”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












