Lajme
Cyrih: Hodhi vezë drejt trenit, dënohet me qindra franga
Në muajin prill, një burrë nga Cyrihu hodhi një vezë në xhamin e përparmë të një treni në Wohlen. Pastaj hodhi vezë mbi ulëset dhe më vonë doli jashtë teksa motivi i tij mbetet plotësisht i paqartë. Pastrimi i kushtoi SBB-së 250 franga, ndërsa dënimi i tij do të jetë më i shtrenjtë se kaq, shkruan Blick.
Kjo për shkak se zviceranët nuk duhet të përgjigjen vetëm për dëmtimin e pronës. Ai gjithashtu ka shkelur ligjin mjedisor. Kushdo që me dashje ose nga pakujdesia “lë mbeturina përreth, i hedh ose i ruan në vende që nuk lejohen për këtë qëllim”, mund të marrë një gjobë të rëndë prej 50,000 frangash, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria publike e Aargaut nuk ka hezituar gjatë dhe i ka kërkuar të riut një gjobë prej 500 frangash. Përveç kësaj, ka kosto procedurale prej 630 frangash.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













