Shkurt.ch
Cyrih do jetë ‘kryeqyteti i gjobave’ në Zvicër gjatë vitit 2019

Cyrih, po planifikon të marrë 152 franga zvicerane (135 euro) për person, si rezultat i gjobave të dorëzuara nga policia e qytetit për vitin e ardhshëm.
Kjo është shuma më e lartë e çdo qyteti apo kantoni në Zvicrën gjermanofolëse, sipas hulumtimit të bërë nga programi i përjavshëm zviceran “Schweiz am Wochenende”.
Shuma totale e buxhetuar për gjobat e policisë në këtë pjesë të vendit paraprinë shifrën prej 285,673,200 franga, ose rreth 45 franga për person, një shifër e ngjashme me ato paraprake deri në vitin 2018.
Pas Cyrihut, shifra e dytë më e lartë është në Baden në kantonin e Aargaus, ku nga parashikimet paraprake buxhetore policia e qytetit do të shqiptoj gjoba prej 113 frangash për person në vitin 2019.
Kjo është gati dy herë më e lartë se shifrat e vitit 2017 me një rritje të madhe bazuar në instalimin e planifikuar të kamerave të shpejtësisë fikse në kanton, sipas Schweiz am Wochenende, përcjell albinfo.ch
Në fund të tabelës “gjoba” është Solothurn, ku policia kantonale po buxheton për gjoba të policisë prej vetëm 6 frangash për person.
Në Bazeland, gjobat pritet të jenë rreth 79 franga për person. Në Schwyz, 44 franga, në St Gallen 43 franga, në Bern 39 franga dhe në Lucern 19 franga.
Por Drejtoresha e Federatës së Policisë Zvicerane (VSPB), Johanna Bundi Ryser ishte kritike ndaj parashikimeve të buxhetit të qeverisë.
Gjobat u krijuan për të ndryshuar sjelljen dhe për të mos dhënë një nxitje për financat qeveritare, tha ajo për “Schweiz am Wochenende”.
Ajo tha se shumica e policisë nuk do duhet të ndikohen nga parashikimet e buxhetit të qeverisë pasi numri i gjobave të shpërndara rrallë ka një ndikim në vlerësimet e performancës.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026