Shkurt.ch
CVP/PDC, e vendosur për ashpërsimin e ligjit të azilit
Delegatët me shumicë të qartë, 146 pro dhe 28 kundër, janë përcaktuar për ashpërsimin e ligjit të azilit, për të cilin do të votohet më 9 qershor
Delegatët e CVP/PDC-së kanë mbajtur sot në Heiden të Appenzel Auserrhoden kuvendin e tyre delegues. Temë e këtij takimi të 177 delegatëve ka qenë marrja e qëndrimit të kësaj partie në lidhje me katër iniciativat në nivel federal për të cilat do të votohet këtë vit.
Delegatët me shumicë të qartë, 146 pro dhe 28 kundër, janë përcaktuar për ashpërsimin e ligjit të azilit, për të cilin do të votohet më 9 qershor. Kryetarja e grave e CVP-së Babette Sigg nuk ka pasur sukses të bindë bashkëpartiakët që të votojnë kundër ashpërsimit.
Iniciativa e SVP-UDC-së për zgjedhjen e qeverisë drejtpërdrejt nga populli është hedhur poshtë edhe më bindshëm: 172 delegatë janë shprehur kundër.
Po ashtu me një jo të vendosur kanë votuar delegatët edhe për iniciativën trashëgimisë si dhe për iniciativën 1:12 të JUSO-s. votat e tyre kundër të parës janë 143 me 27 dhe për të dytën 160 me 14.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










