CVP formon “Bashkësinë e Demokristianëve Kosovarë”
Bazë për anëtarësim në CDK është mendimi kristian, por ajo pranon në gjirin e saj edhe persona që nuk janë të krishterë
CVP (Partia Kristiane Popullore) e kantonit të Lucernit ka themeluar në kuadrin e saj Bashkësinë e Kosovarëve me emërtimin “Bashkësia e demokristianëve kosovarë” (CDK), në të cilën do të marrin pjesë kosovarët e brezit të dytë me qëndrim në Zvicër. Me këtë veprim, CVP synon të mbështesë kosovarët në integrimin e tyre politik dhe njëkohësisht t`i përfitojë si votues potencialë.
Siç shkruan 20 Minuten në botimin e sotëm, veç forumeve të zakonshme për partitë, CVP ka edhe shoqatën e emigrantëve italianë të organizuar si “Movimento Popolare”. Por, ngaqë “Movimento…” nuk ka qenë aq aktive, sipas kryetarit të CVPsë së Lucernit, Martin Schwegler, partia do të marrë mësime që do t`i hynë në punë me shoqatën kosovare, CDK, të cilës do t`i ofrojë më shumë mbështetje.
Në krye të CDK-së janë Llesh Duhanaj dhe Ben Desku. Duhanaj ka ardhur në Zvicër si i vogël. Ai punon si mësues në Wolhusen dhe është anëtar i komisionit për ndarje të shtetësisë zvicerane në komunën e tij. Ndërsa Desku është i lindur në Zvicër dhe punon si inxhinier.
Sipas themeluesve, CDK është e hapur ndaj shqiptarëve që duan të integrohen në Zvicër dhe që të angazhohen politikisht. Bazë për anëtarësim është mendimi kristian, por CDK e thotë shprehimisht se pranon në gjirin e saj edhe persona që nuk janë të krishterë. Kusht për anëtarësim nuk është pasaporta zvicerane.
Në një të ardhme, beson CVP, nag CDK mund të rekrutohen edhe kandidatë në zgjedhje për forume të ndryshme.
CVP është partia e parë zvicerane që themelon një shoqatë të kosovarëve në kuadrin e saj. CDK do ta ketë një vend në kryesinë e CVP-së së Lucernit dhe tri vota delegatësh.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











