E-Diaspora
Culturescapes: Zvicra të kuptojë se Ballkani prodhon edhe kulturë
Nga 19 tetor deri më 13 dhjetor zhvillohet në Zvicër festivali "Culturescpes" që këtë vit i kushtohet Ballkanit. Paralelisht, edhe kultura zvicerane prezantohet në qendra të ndryshme ballkanike, edhe në Kosovë
340 aktivitete kulturore të shtrira përgjatë dy muajve të fundit të vitit. Të gjitha për Ballkanin dhe me Ballkanin. 280 syresh në Zvicër dhe 60 në qendra të ndryshme të Ballkanit. Ky është në trajtën më të shkurtër të mundshme programi, ndryshe gjigant, i festivalit “Culturescapes” i cili këtë vit i kushtohet kulturës së Ballkanit. Ky projekt kaq ambicioz është planifikuar, përzgjedhur, përpunuar dhe përgatitur gjatë tërë vitit nga një grup entuziast nga Bazeli, të tubuar rreth Jurriaan Cooiman, që është drejtor i festivalit.
“Ne duam të mundësojmë takime kulturore në mes të institucioneve kulturore artistike të Zvicrës dhe artistëve të vendeve të huaja. Kështu, vitin e kaluar ishin krijuesit kulturorë nga Gjeorgjia, Ukraina, Armenia. Ndërsa tash kemi vendosur që të prezantojmë një regjion të tërë, siç është Ballkani, me gjithë larushinë e tij. Kjo na bën të mundur të njohim në mënyrë gjithëpërfshirëse atë kulturë, si në kuptimin e shteteve që i përfshijmë, (në kuptim edhe të kantoneve zvicerane po ashtu të përfshira në programin kthyes) po ashtu edhe në kuptim të zhanreve artistike të përfshira”, shprehet Cooiman në një bisedë me albinfo.ch, portal që është dhe një ndër sponsorët medialë të festivalit.
Ai më tutje shkoqit për lexuesit “menynë” e festivalit, duke u ndalur në caqet që ka ndjekur, në përfshirjen regjionale që ngërthen ai dhe në fushat e artit dhe te kulturës që do të prezantohen.
“Kam udhëtuar tepër shumë dhe e kam përzgjedhur programin në fushë të filmit, arteve figurative, teatrit, letërsisë, muzikës. Janë shumë grupe muzikore, është festivali i filmit, dokufest, janë tearro nga Serbia e Kroacia, grupe të muzikës klasike, të rokut, grupe artistësh të arteve pamore etj. Të gjithë do të prezantojnë krijimtarinë e tyre në disa qytete të Zvicrës dhe në radhë të parë në Bazel”, thotë Coimmann. Ndërsa orientimi që ka pasur ai me ekipin e tij gjatë përpilimit të programit ka qenë krijimtaria kulturore bashkëkohore që ka jo vetëm tipare të vendeve ku krijohet por edhe tipare të regjioneve të tëra, mbinacionale, thotë ai.
Në këtë punë tepër të madhe e gjithëpërfshirëse Cooimann thotë të ketë pasur ndihmën e atyre që i quan partnerë nga Ballkani të këtij festivali. E ata janë shumë: teatrot, ministritë e kulturës të vendeve përkatëse, ambasadat e Zvicrës në ato vende, organizatorë koncertesh, etj.
Dy festivale paralele: ballkanasit në Zvicër dhe zviceranet në Ballkan
Ajo që e bën edhe më komplekse këtë ndërmarrje është se “paralelisht me festivalin që zhvillohet në Zvicër kemi edhe pjesën e tij të anasjelltë, që kryqëzohet me të, respektivisht shfaqet në Ballkan. Ne prezantojmë përmbajtje kulturore artistike nga Zvicra në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë dhe në Shqipëri”, thotë Coimmann, duke përmendur si njërin nga këto programe edhe shfaqjen “Kosovo, Love, State” që është prodhim zviceran-kosovar, e cila është duke shfaqur në disa skena kosovare. Po kjo shfaqje do të jepet edhe në Zvicër, gjatë festivalit”, nënvizon drejtori i festivalit.
Ndërkohë ai dëshmon një njohje të veçantë të skenës artistike aktuale të Kosovës. “Kam qenë 7-8 herë atje për të përzgjedhur programet kulturore për festivalin. Dhe kam përshtypje se ka një jetë kulturore shumë dinamike atje”.
Në këtë kontekst përmend Qendrën Kulturore, Multimediacenter, teatrin “Oda”, Metro, revistën “Kosova 2.0”. duke veçuar edhe festivalin e filmit “Dokufest”, që është ndër më të rëndësishmit të këtij lloji. “Organizatorët e Dokufest do të vijnë në Zvicër ku do të prezantojnë pjesë të programit të tyre të zgjedhur në Gjenevë, Bazel dhe Cyrih.”
Të përmendim se nga Prishtina do të vijnë edhe artistë pamorë (Flaka Haliti) dramaturgë (Jeton Neziraj). Pastaj në program do të prezantohen edhe autorë shqiptarë që jetojnë në Zvicër si Shaip Beqiri dhe Ndriçim Ademaj etj.
Një program kaq i larmishëm, në shënjestër do të ketë së pari publikun zviceran. “Popullata e këtushme duhet të njohë pakicën më të madhe të Zvicrës, popujt e Ballkanit, që përbëjnë 6% të popullatës. Të dijë se çfarë kulture kanë ata. Natyrisht në target kemi edhe diasporat e vendeve përkatëse. Njerëz të mëdhenj të artit nga vendi i tyre, që nuk shihen shpesh këtu, do t`i shohin në Zvicër. Këtu hyjnë shumë muzikantë të njohur, artistë teatrorë etj. thjesht, duam të prezantojmë Ballkanin si një vend ku krijohet kultura dhe që është kaq i panjohur në Zvicër.
Në hapjen e festivalit, kori i fëmijëve nga Gjakova dhe ministri kosovar i kulturës
Për shembull në hapjen më 19 tetor vjen kori i madh nga Gjakova që këndon bashkë me Knabenkantorei të Bazelit. Dy projekte të mëdha me 120 fëmijë në skenë. Ardhja e tyre është me shumë rëndësi për të gjithë, thotë Cooimann, i cili zbulon se në natën e hapjes së festivalit do të jetë i pranishëm edhe ministri i kulturës i Kosovës, Memli Krasniqi, “të cilin e kam mik”, dhe do të mbajë një fjalim.
Ndërkaq, i pyetur nëse pret publik të gjerë apo mos aktivitetet kanë më shumë karakter elitar, drejtori i Culturescapes thotë se nuk qëndron kjo. “Nuk do të thosha ashtu. Sepse NE kemi ftuar bende e këngëtarë të njohur si Rambo Amadeus, Dubioze kolektiv Zlatko Stevanoski, Sahs etj, etj, nga Kroacia, Bosnja, Serbia. Janë 12 bende të mëdha nga ato vende. Po ashtu në program do të jetë edhe këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit, Elina Duni, Yllka Kuqi, Asrit Pallaska, etj.
A mund të thuhet se ky program është në një mënyrë edhe kontribut për integrimin e komuniteteve nga Ballkani në Zvicër?
“Nuk mund ta detyrojmë integrimin”
“Gjithsesi. Është një mundësi për ndryshimin e imazhit të Ballkanit te zviceranët. Tu themi se SVP e ka gabim për atë që thotë, sepse, ja, për shembull, ka shumë njerëz interesantë të kulturës, artistë që vijnë nga Ballkani. Prandaj duam t`i njohim ata më mirë. Natyrisht ne nuk mund ta detyrojmë integrimin. Por ne do tu tregojmë zviceranëve: shikojeni mjuziklin kosovar, teatrin, vallëzimin. Vetë takimet direkte bëjnë punë”, thotë Cooimann.
Për fund ai thotë se shpreson që festivali do të ketë jehonë të madhe. “Do të jem shumë i kënaqur që lexuesit e albinfo.ch të sensibilizohen nga kjo që lexojnë. Të flasin për këtë sepse kultura e tyre po prezantohet këtu. Të vijnë të na vizitojnë vetë por edhe të marrin miqtë e tyre zviceranë për të parë një mjuzikël nga qyteti im, një kor, një shfaqje filmash, koncert etj.
Financimi bëhet nga ndihma e institucioneve që janë partnerë tanë, ato na i ofrojnë hapësirat dhe infrastrukturën, si kantonet por edhe në nivel nacional si DEZA. Madje këtë vit që kemi në program Ballkanin DEZA ka mbuluar financiarisht një pjesë të mirë të punës sonë. Gjithashtu kontribuuese janë vendet mysafire. Ato për shembull mbulojnë shpenzimet e udhëtimit të artistëve të tyre që vijnë këtu, sqaron për albinfo.ch drejtori i festivalit Culturescapes Balkan, Jurriaan Cooiman.
Blerim Shabani
Në këtë portal mund të shikohet programi komplet i festivalit: http://www.culturescapes.ch/179
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











