Maqedonia
COVID-19 anulon dasmat
Ceremonitë martesore janë anuluar nga pasiguria për fundin e epidemisë që ka paralizuar çdo gjë. Duket se koronavirusi i trembi çiftet që kishin vendosur të organizonin një ceremoni martesore për celebrimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, këngëtarët mund të mbyllin sezonin ende pa e hapur. Zgjatja e gjendjes emergjente nga pandemia e virusit korona, ka bërë që ceremonitë e dasmave të mbesin pezull. Një bend nga Shkupi thotë se performacën e fundit e kanë pasur më 8 mars. Arshik Miftari thotë se shëndetin do ta kenë prioritet, raporton Alsat.
“Përveç asaj kemi pasur 20-25 rezervime që janë anuluar brenda kësaj periudhe, por shpresojmë që sezoni që i themi ne korrik-gusht të lirohet dhe ta kalojmë si çdo vit. Deri më tani shumica apo 90% kanë mbetur ashtu, por nuk janë anuluar. Një numër i vogël i kanë shtyrë për më vonë”, thotë Arshik Miftari, këngëtar.
Duhet theksuar se sipas protokollit të Qeverisë, edhe pas hapjes së objekteve hotelierike dhe gastronomike ndalohet rreptësishtë organizimi i dasmave dhe çdo lloj tjetër manifestimi me tubime njerëzish. Kjo bëri që e gjithë industria e ceremonive festive të pësojnë humbje, duke anuluar terminët e dasmave. Në restorantin që vizituam nga thanë se në tre muajt e fundit kanë anuluar mbi 40 dasma e ahengje.
“Të gjitha sallonet e dasmave në Shkup kanë shtyrë për një datë të pacaktuar terminët për dasma dhe ahengje tjera familjare në pritje të një vendimi të ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse”.
Por, gjatë javës që lamë pas dasma janë mbajtur nëpër shtëpi, madje në vatrat e infeksionit më virusin Korona në Shkup.
Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore bëjnë thirrje që të mos mbajnë ahengje të tilla familjare me tubime masive njerëzish, sepse do të intervenojë edhe me polici, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











