Lajme
COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19
Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.
Programi COVAX ka për qëllim të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19 vendet me të ardhura të ulëta.
“Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë, në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë”, tha ajo.
“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”, tha O’Brien.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se kanë siguruar edhe 535 mijë doza të vaksinës të prodhuara nga kompania Pfizer si dhe 600 mijë doza të tjera nga Austria.
Vaksinat e para në Kosovë është thënë se do të arrijnë në muajin shkurt dhe sipas një strategjie të prezantuar nga qeveria, Kosova mëton të vaksinojë kundër koronavirusit rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











