Lajme
Qeveria e Kosovës mbyll shkollat deri më 27 mars
Qeveria ka njoftuar se që nga dita e enjten, deri më 27 mars, të gjitha shkollat në vendin tonë do të mbyllen për shkak të coronavirusit.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani Kosova ende nuk ka të infektuar me coronavirus.
IKSHP, apelon të kihet kujdes duke i respektuar rregullat e përcaktuara nga instituti.
Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për coronavirus dhe rezultatet e tyre.
Gjatë mbledhjes ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus pas mbledhjes së Komitetit në ora 16:00 është rekomanduar që të merren masat paraprake për këtë sëmundje.
Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:
Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020
Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë
Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm
Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese
Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi
Në rast se personat nuk mund të karantinohen, të vendosen në karantina të përbashkëta
Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00
Ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë
Të gjitha ndërmarrjet publike private të bëjnë dezinfektim
Ndërmarrjet publike për transport obligohen të bëjnë dezinfektim
Të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













