Lajme
COOP-i zviceran jep 100.000 franga ndihmë për Shqipërinë
Coop është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Ajo është e organizuar si një kooperativë dhe ka rreth 2.6 milion anëtarë
Si ndihmë të menjëhershme pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, Coop dhuron 100.000 franga. Kjo shumë shkon për punën e REDOG, që është një organizatë shpëtimi në kuadrin e Kryqit të Kuq Zvuceran (SRK), e cila bën kërkim-shpëtimin e njerëzve të mbuluar nga rrënojat, thuhet në një komunikatë të publikuar nga COOP.
Coop është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë dhe shumicë në Zvicër. Ajo është e organizuar si një kooperativë dhe ka rreth 2.6 milionë anëtarë, shkruan albinfo.ch.
Më tutje në komunikatë thuhet se me shumën prej 100 mijë frangash Coop financon skuadrën e qenve të REDOG, të stërvitur për shpëtim. Kjo skuadër ndodhet në vendin e ngjarjes nga pasdita e djeshme, shkruan albinfo.ch. Qentë e stërvitur përbëjnë mundësinë e vetme për t`i gjetur në mënyrë efektive dhe shpëtuar të mbijetuarit në gërmadha.
Coop dhe SRK kanë një bashkëpunim të kahershëm dhe janë partnerë strategjikë mes vete. Në këtë kuadër Coop mbështet ndihmën urgjente për Shqipërinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












