Shkurt.ch

Coop-i ka rritur qarkullimin, arrin në 28 miliardë franga

Gjiganti i dytë më i madh i shitjes me pakicë në Zvicër, Coop-i ka pasur një rritje prej 5 për qind të qarkullimit gjatë vitit që shkoi. Me këtë rritje Coop ka realizuar një qarkullim prej 28 miliardë frangash. Por është interesante se në pjesën ku zakonisht ka më tepër shitje, në supermarketet e shitjes me pakicë dhe në marketet profesionale, me 17 miliardë franga qarkullim, ka shënuar një ulje prej 100 milionë frangash.

Nga ana tjetër, sektorët që ia kanë siguruar rritjen Coop-it gjatë vitit 2016 kanë qenë tregjet Cash dhe Carry si dhe shërbimet me porosi të tregtisë me shumicë. Në tregtinë me shumicë dhe në prodhim rritja ka qenë 15 për qind ndërsa në tregtinë online, 14 për qind.