Mbi 560 mijë të huaj vizituan vendin vetëm në janar

Pas namit të mirë të dalë gjatë 2023-shit, shoqëruar nga kurioziteti që vijoi edhe gjatë vitin e shkuar… në Shqipëri po vijnë më shumë turistë edhe këtë fillim-muaj. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar vendin e vizituan mbi 560 mijë të huaj, në rritje me 14.5 për qind krahasuar me janarin e një viti më parë.

“Tashmë mund të themi se kemi turizëm gjithëvjetor. Kemi kaluar nga sezonaliteti dhe kemi një industri të mirëfilltë”, u shpreh Herida Duro, drejtore e Zhvillimit tw Turizmit.

Pjesa më e madhe e atyre që vizituan vendin në janarin ishin pushues evropianë, ndjekur nga ata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azia dhe Afrika.

“Ajo që në fakt do të vijojnë të duam sërish është që të kemi një sezon ose një turizëm gjithëvjetor, i diversifikuar në ofertë. I shtrirë në territor, në kohë dhe mbi të gjitha i vlerësuar dhe i ofruar një standard e profesionalizëm të qëndrueshëm për infrastrukturën turistike”, tha Duro.

Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e vendeve të suksesshme, vendi ndërkohë po ndryshon qasje në drejtim të turizmit, duke synuar më tepër para se sa numra të huajsh.

“Ne synojmë të jemi në krye të Barometrit të “UN Tourism” ashtu siç kemi qenë të vlerësuar vitet e fundit për shkallën më të lartë të rritjes”.

Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj nga 10.1 milionë të tillë në 2023-shin. Rritja përllogaritet me 1.6 milionë apo 15.8 për qind. E njëjta pritet të ndodhë edhe këtë vit.

Rama: S’ka shans të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Në një intervistë për televizionin grek “MEGA”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur  edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, kryeministri Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk ka shansa që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.

“Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të gjithë pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama.

Shqiptarët kryesojnë për migrim në SHBA nga vendet evropiane

Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Evropë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme.

Në periudhën 2014–2023, gati 37 mijë shqiptarë kanë emigruar në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit (raportet vjetore të zyrës së vizave).

Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Evropë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria kryeson Evropën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.

Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.

Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane i referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë.

Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.

Në vitin 2023, 11% e emigrantëve evropianë në SHBA ishin shqiptarë.

Në vitin 2023, rreth 30,829 evropianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria.

Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Evropës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA. Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.

Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.

Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë.

Janari fillon me rritjen e turistëve në Shqipëri

Fillim viti, por turistët nuk munguan në Shqipëri as në muajin janar.

14.5% më shumë të huaj e vizituan Shqipërinë sipas Institutit të Statistikave, duke arritur në 560 mijë.

Pavarësisht një tendence të zbehtë në këtë periudhë të vitit, shifrat gjithmonë e më shumë flasin për një turizëm gjithëvjetor.

Sipas Feriold Ozunit, pedagog në degën e turizmit arsyeja është rritja e interesit të turistëve edhe për destinacionet kulturore, jo vetëm bregdetin, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.

Janë të huaj nga Evropa, Amerika por dhe Azia ata të cilët po vizitojnë më shumë vendin tonë. Por ky vit ka sjellë edhe të tjera risi.

Gjysmë milionë turistë hynë në Shqipëri por nga ana tjetër shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit. 717 mijë me një rritje 11.3%.

Për pushime, trajtime shëndetësore apo edhe qëllime fetare janë arsyet që të huajt vijnë në Shqipëri. Ndërsa në rritje janë dhe udhëtarët tranzit.

Shqipëria, vendi magjepsës evropian

Ky vend i mrekullueshëm evropian është më afër dhe më i lirë se Tajlanda, por jo më pak i bukur, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Nëse kërkoni bukurinë e Tajlandës, por me çmim të përballueshëm – dhe një fluturim më të shkurtër nga Britania e Madhe – ekziston një perlë e fshehur në Evropë, të cilën iu rekomandojmë ta vizitoni, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

“Shqipëria është një vend i bukur i vendosur në Evropën Juglindore, në Gadishullin Ballkanik”, tha Clare Tobin, CEO në kompaninë e udhëtimeve “Wild Frontiers”.

“Vendet e saj fqinje përfshijnë Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Me peizazhin e saj mbresëlënës malor dhe bregdetin që të lë pa frymë, Shqipëria ka një bukuri të pacënuar – që tani është një gjë e rrallë në Evropë”, shtoi ajo.

“Riviera Shqiptare është një opsion fantastik për ata që kërkojnë pushime parajsore – me plazhe me rërë të bardhë, dhe gjithashtu të përballueshme, aksesueshme dhe më pak të mbushura me turistë”, tha Claire.

Për turistët që adhurojnë detin, Ksamili në Rivierën Shqiptare është një alternativë ideale – i ngjashëm me Tajlandën tropikale.

E vendosur në afërsi të qytetit të Sarandës, shpesh është quajtur Karaibet Shqiptare falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave bruz.

“Ksamili është një fshat i vogël peshkimi për të cilin shumë turistë nuk kanë dëgjuar ende. Ai ofron atmosferën më të qetë për pushim relaksuese. Zona është e njohur për historinë e saj të pasur dhe plazhet e jashtëzakonshme, duke ofruar turizëm të nivelit të lartë për vizitorët që kërkojnë pushime të paharrueshme në Evropë”, tha Claire.

Përveçse është e bukur dhe më e qetë se destinacionet e tjera më të famshme, Shqipëria është edhe shumë e përballueshme.

“Një vakt me tre pjata për dy persona kushton rreth 42 paund. Një birrë kushton rreth 2 paund dhe një kafe rreth 1,30 paund”, shtoi ajo.

“Udhëtimi në Shqipëri është relativisht i lirë, ashtu si edhe ekskursionet. Ka gjithashtu shumë aktivitete falas, qoftë eksplorimi i qyteteve lokale apo relaksimi në një nga plazhet e shumta të Shqipërisë. Kostoja ditore për person në Shqipëri shkon rreth 40 paund”, tha Claire.

“Nëse dëshironi të eksploroni këtë vend mahnitës – mënyra më e lehtë për ta arritur atë është të fluturoni në qytetin fqinj të Korfuzit në Greqi, dhe më pas të merrni një traget për në qytetin e Sarandës. Fluturimi zgjat rreth tre orë nga Londra dhe udhëtimi me traget është 30 minuta”, tha ajo.

Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Çeku tregoi edhe përbërjen e këtij Këshilli.

  1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,  

Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Qeveria e Kosovës miraton linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore, raporton Ekonomia Online.

Në prezantimin e këtij projekt-udhëzimi, kryeministri Albin Kurti tha se viktimat kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit. Ai theksoi se linja telefonike emergjente ofron “ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë te shërbimet përkatëse, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë tha se me këtë projekt-udhëzim synojnë që të krijojnë një “linjë emergjente, të specializuar që ofron mbështetje të menjëhershme, të qasshme, të sigurt, konfidenciale për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

“Linja telefonike emergjente shërben si pikë kontakti ndërlidhëse në nivel qendror dhe ofron mundësinë që viktimat dhe qytetarët që rastet e ndërlidhura me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore”, tha Haxhiu.

Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë, përcjell albinfo.ch.

Këto komente Kurti i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.

Kurti tha se shërbimin diplomatik po e vënë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.

“Ministritë tona janë angazhuar vazhdimisht në përmirësimin dhe digjitalizimin për bashkatdhetarët. Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë shoferëve të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo, përveç se ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrim më të shpejtë në vendin e punës. Fillimisht ishte Gjermania ajo që njohu patentë shoferët tanë. Nga hyrja në fuqi e marrëveshjes në prill të vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshjeje”, tha Kurti.

“Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë- shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm siç ka njoftuar edhe ambasada e jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë, që lehtëson procedurën e konvertimit për shtetasin e Kosovës. Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti.

Pse familjet zvicerane shpenzojnë 2.95% të pagës për energji, ato kosovare 14.9%

Duke qenë se jemi afër marsit, nisin edhe shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës në shtetin e Kosovës.

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) bën çdo vit shqyrtimin dhe caktimin e tarifave, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues, përcjell albinfo.ch.

ZRRE-ja konfirmoi se kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë kanë kërkuar që ajo të shtrenjtohet, por nuk specifikoi se sa.

Sa kushton rryma aktualisht?

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët e amvisërisë, komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Deputeti në Kantonin e Bernës në Zvicër, Korab Rashiti, ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve duke bërë një krahasim ndërmjet çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe Zvicër.

Sipas Rashitit, një familje mesatare në Kosovë shpenzon 14% të pagës për 1000 kWh të energjisë elektrike.

Kurse, në Zvicër një familje mesatare shpenzon vetëm 2.94% të pagës së saj për të njëjtën energji elektrike.

Deputeti Rashiti po ashtu ka shkruar se të ardhurat në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro.

“Menaxhimi dhe strategjia energjetike në Kosovë është një tmerr i pafund dhe ata duan përsëri ta rrisin çmimin e kWh në Kosovë. Mos harro atë që thashë disa javë më parë: tatimi fiskal në të ardhmen në Kosovë do të kalojë përmes çmimit të kWh! Një info: Këtu është një krahasim duke marrë parasysh fuqinë blerëse midis Kosovës dhe Zvicrës, duke pasur parasysh që të ardhurat mediane në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro”, ka theksuar ai në postimin e tij në Facebook.

Pse ka kërkesa për shtrenjtim të rrymës?

Në kërkesën e KESCO, të bërë publike nga ZRRE-ja, thuhet se arsyet lidhen me rritjen e konsumit dhe me prodhimin e ulët vendor.

Në këtë dokument thuhet se, vitin e kaluar, Kosova ka importuar 168 GWh (gigavat-orë) energji, me një kosto prej 47.8 milionë eurosh, nga të cilat 35.6 milionë euro janë shpenzuar vetëm në tre muajt e fundit të vitit.

Parashikimet për këtë vit janë që të importohen 318 GWh.

Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.

Sot nis numërimi i votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (e mërkurë) pritet të fillojë numërimi i votave të mbledhura në përfaqësi diplomatike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi do të nisë në orën 16:00.

Ndërkaq deri të martën në ora 12:00 janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 gjithsej.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, ku drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, u shpreh se rreth 730 zarfe me fletëvotime nuk janë vlerësuar fare, pasi pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.

Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij, qytetarët po presin që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.

Në deklaratën hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të votuesve dhe përmbylljes së një procesi zgjedhor të lirë, të rregullt dhe demokratik.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këto zgjedhje, duke përfshirë edhe diasporën, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të votimit ndonjëherë.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij, qeveria ka qenë e angazhuar në përmirësimin e shërbimeve për bashkatdhetarët, përfshirë digjitalizimin dhe lehtësimin e procedurave, si njohja e patentë shoferëve në shtetet ku ata jetojnë.

“Një nga lehtësimet më të mëdha është edhe njohja e patentë shoferëve, siç është rasti me Gjermaninë. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tani fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre, jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë,” ka deklaruar Kurti.

KQZ-ja ka përfunduar procesin e numërimit të votave në vend. Sot do të nisë numërimi i votave nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij, qytetarët po presin që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.

Në deklaratën hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të votuesve dhe përmbylljes së një procesi zgjedhor të lirë, të rregullt dhe demokratik.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këto zgjedhje, duke përfshirë edhe diasporën, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të votimit ndonjëherë.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij, qeveria ka qenë e angazhuar në përmirësimin e shërbimeve për bashkatdhetarët, përfshirë digjitalizimin dhe lehtësimin e procedurave, si njohja e patentë shoferëve në shtetet ku ata jetojnë.

“Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tash fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, ka deklaruar Kurti.

KQZ-ja ka përfunduar procesin e numërimit të votave në vend. Sot do të nisë numërimi i votave nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.

Nga nesër fillon greva dyditore në aeroportin e Mynihut

Bëhet e ditur se më 27 shkurt do të filloj greva dyditore në Aeroportin e Mynihut, transmeton albinfo.ch.

Greva fillon të enjten më 27 shkurt në ora 00.00 dhe përfundon të premten (28 shkurt) në ora 24.

Siç pritet, mund të anulohen shumë fluturime, por nuk dihet akoma cilat.

Sindikatat paralajmëruan se greva do të jetë masive. Prandaj, pasagjerët që udhëtojnë këto dy ditë për Mynih apo nga Mynihu, duhet të informohen me kohë nëse ka vonesa apo anulime të fluturimeve.

Sindikata Verdi ka kërkuar rritjen e rrogavs për 8% si dhe disa lehtësime të tjera, por deri tani nuk ka marrëveshje.

Kryeministri Kurti takon artistët shqiptarë që veprojnë në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pjesëmarrjes në Berlinale, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, së bashku me Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe ambasadorin Faruk Ajeti takuan artistë shqiptarë që veprojnë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Të pranishëm ishin piktorë, koreografë, ilustratorë, animatorë, kompozitorë, aktorë, regjisorë, fotografë, këngëtarë e arkitektë dhe pa dyshim se secili prej tyre është një histori suksesi dhe dëshmi e përfaqësimit dinjitoz të vlerave dhe kulturës sonë.

Përveç rritjes së buxhetit për kulturën, është krijuar edhe platforma të ndryshme institucionale për të fuqizuar bashkëpunimin me mërgatën – si një pjesë e pandashme e Kosovës. /Albinfo.ch

Në prag të zgjedhjeve në Hamburg: Kandidatatët shqiptarë takohen me komunitetin tonë në Gjermani

Një moment historik për komunitetin shqiptar në Hamburg pa dyshim se është shpallja e kandidaturës së pesë kandidatëve me prejardhje nga Kosova që garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut, transmeton albinfo.ch.

Më 26 shkurt 2025 në ora 19:00 në Restorantin Luisenhof & Dubrovnik, të gjithë shqiptarët e kanë mundësinë për të njohur kandidatët me histori emigracioni shqiptar për zgjedhjet e Hamburgut 2025:

Dafina Berisha (SPD)
Muhamet Idrizi (CDU)
Kushtrim Lulaj (CDU)
Nikola Tunici (CDU)

Vlen të theksohet se këto kandidatura janë një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen politike shqiptare dhe ndikimin e tyre në këtë qytet.

Ky eveniment shënon një fillim të ri, ku zëri i shqiptarve do të dëgjohet.

Ngjarja do të moderohet nga Albert Bisaku, gazetar dhe Ilir Maliqi, avokat.

Për shkak të kapacitetit të kufizuar, është e nevojshme të regjistroheni. Ju lutemi regjistrohuni sa më shpejt përmes linkut:
https://scanned.page/p/67b2ebcd6d03d 

“Eagles Folk Dance” është vlerësuar me Trofeun e Artë në Festivalin Multi-Etnik të Melbourne

Bëhet e ditur se grupi shqiptar i valleve “Eagles Folk Dance” nga diaspora jonë në Australi është vlerësuar me Trofeun e Artë në Festivalin Multi-Etnik të Melbourne, transmeton albinfo.ch.

Mes 15 grupeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, interpretimi i tyre u veçua si një nga më të mirët e festivalit.

Ky sukses dëshmon pasurinë e folklorit shqiptar dhe përkushtimin e diasporës për të ruajtur e promovuar traditat tona në skenën ndërkombëtare.

https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3jLnzNRSOeBwRW4aqN9zGVu75FrNxg1uLPEhtufK9b2HY34rsBO9q_qq4_aem_P6IpeN-a3RsUGwG6tYzRUA&si=C0W1NN828wZplye1&v=dYvAIyAZHFk

Piloti nga Kosova shpallet më i miri në avionët F-35 në Forcën Ajrore të SHBA-së

Lajm i mirë është se Edmond Smajli është shpallur piloti më i mirë i avionëve F-35 në Forcën Ajrore të SHBA-së, transmeton albinfo.ch.

Një arritje historike për një shqiptar në radhët e Forcës Ajrore të SHBA-së! Edmond Smajli, piloti me origjinë nga Kosova, është vlerësuar si më i miri në komandimin e avionëve luftarakë F-35, një nga teknologjitë më të avancuara ushtarake në botë.

Me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Smajli ka treguar aftësi elitare, duke e bërë krenar jo vetëm veten, por edhe gjithë kombin shqiptar. Një emër që tashmë është shkruar në historinë e aviacionit ushtarak amerikan!

Një arritje e jashtëzakonshme që pasqyron përkushtimin, aftësinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të një piloti që ka bërë krenar çdo qytetar të Kosovës dhe ka treguar forcën e një kombi që vazhdon të sfidojë kufijtë. /Albinfo.ch

Video – https://www.facebook.com/share/18c3u2gvP3/?mibextid=wwXIfr

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Logoja e BMW është një nga simbolet më të njohura në industrinë e automobilave, dhe historia e saj shkon më shumë se një shekull.

Dizajni dhe kuptimi i tij kanë evoluar me kalimin e kohës, duke reflektuar zhvillimin e vetë kompanisë.

BMW, që do të thotë Bayerische Motoren Werke (Bavarian Engine Works), u themelua në vitin 1917 duke riemëruar Rapp Motorenwerke, një prodhues i motorëve të aeroplanëve me bazë në Mynih, Bavari.

Logoja e parë e BMW u regjistrua më 5 tetor 1917. Ajo ruante formën e rrumbullakët të logos së mëparshme të Rapp, me një unazë të zezë që mbante shkronjat “BMW” me germa ari.

Rrethi i brendshëm ishte i ndarë në katër kuadrate në ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, të cilat janë ngjyrat e flamurit bavarez.

Për shkak të kufizimeve ligjore në atë kohë, ngjyrat u shfaqën në mënyrë të kundërt për të shmangur shkeljen e ligjeve për përdorimin e simboleve shtetërore për qëllime tregtare.

Është një mit i zakonshëm që logoja e BMW-së përfaqëson një helikë të stilizuar të aeroplanit. Ky besim buron nga një reklamë e vitit 1929 që shfaqte logon brenda një helike rrotulluese, duke promovuar motorët e aeroplanëve të BMW-së të prodhuar me licencë nga Pratt & Whitney.

Ky interpretim u përforcua më tej nga një artikull i vitit 1942 në botimin e BMW-së Flugmotoren-Nachrichten, ku logoja u përshkrua përsëri si një helikë.

Megjithatë, dizajni origjinal i logos nuk kishte një kuptim të tillë; kuadrantët e kaltër dhe të bardhë thjesht pasqyronin ngjyrat e Bavarisë.

Gjatë dekadave, logoja e BMW ka pësuar disa ndryshime delikate:

1933: Logoja mori një unazë të zezë më të trashë dhe shkronjat “BMW” u bënë më të spikatura.

1953: Dizajni është thjeshtuar, me shkronja më të holla dhe një unazë të zezë më delikate.

1963: Logoja u modernizua me linja më të pastra dhe një font të ri, duke ruajtur ngjyrat dhe formën dalluese.

1997: U prezantua një efekt tredimensional, duke i dhënë logos një pamje më bashkëkohore.

2020: BMW prezantoi një version të ri të logos me një dizajn të sheshtë dhe unazë transparente, duke iu përshtatur epokës digjitale dhe duke theksuar hapjen dhe qartësinë.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, elementët thelbësorë të logos mbeten të qëndrueshme, duke reflektuar lidhjen e BMW-së me trashëgiminë e saj bavareze dhe evolucionin e saj nga një prodhues i motorëve të aeroplanëve në një lider global në industrinë e automobilave.

 

 

Migros mbyll dyqanet DIY: 600 vende pune të prekura 

Migros nuk ishte në gjendje të gjente një blerës për dyqanet e tij “Bëje + Garden”. Më së voni deri në fund të qershorit 2025 do të mbyllen 31 dyqane. Më shumë se 600 vende pune janë prekur dhe po kërkohen zgjidhje të mëtejshme.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet intensive, asnjë blerës nuk mund të gjendej për Do it + Garden. U zhvilluan diskutime me palë të shumta të interesuara, por asnjë nuk pa potencialin për të vazhduar biznesin me sukses në mbarë vendin,” shkroi Migros në një deklaratë. Siç është paralajmëruar tashmë, degët “Do it + Garden” në Carouge dhe Nyon do të transferohen në OBI.

Negociatat me palët e mundshme të interesuara nga sektori “bëje vetë” po vazhdojnë në një bazë të decentralizuar për vendndodhje individuale “Bëje + Kopsht”. 31 lokacionet e mbetura do të mbyllen më së voni deri në fund të qershorit 2025. Kontrata me Alnaturën gjithashtu nuk do të rinovohet; artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.

Mbi 600 punonjës të prekur

Po kërkohen zgjidhjet më të mira të mundshme pasuese brenda ose jashtë Grupit Migros për 466 punonjës të Do it + Garden të prekur nga mbylljet. “Nëse nuk gjendet asnjë, do të zbatohet plani social Migros”, shkruan shitësi. Të gjithë nxënësit e Do it + Garden mund të vazhdojnë dhe të përfundojnë trajnimin e tyre brenda ose jashtë Migros. Shitja e njëkohshme e Micasa dhe mbyllja e “Do it + Garden” do të thotë që organizata ombrellë Migros Fachmarkt AG do të ndërpresë aktivitetet e saj deri në fund të janarit 2026.

Kjo do të prekë 159 punonjës të tjerë. Kjo do të thotë mbi 600 pushime nga puna në një periudhë të shkurtër kohore.

Në një deklaratë Unia shkruan: Migros njoftoi sot shkarkimin e 625 punonjësve në kuadër të mbylljes së “Bëje + Garden”. Të paktën vendet e punës të punonjësve të Micasa-s u siguruan nëpërmjet shitjes te palët e treta. Megjithatë, pronari i ri dhe modelet e tij të kapitalit privat ngrenë pyetje. Kjo valë e re pushimesh nga puna zbulon fytyrën antisociale të një prej shitësve kryesorë në Zvicër – edhe pse Migros së fundmi raportoi shifra në rritje të shitjeve për vitin 2024. Fakti që kaq shumë punonjës po pushohen nga puna pavarësisht këtij suksesi është veçanërisht i diskutueshëm. Prandaj Unia kërkon që Migros të përmbahet nga shkarkimet, t’i japë fund presionit dhe pasigurisë për stafin dhe të lejojë një dialog të vërtetë social. Migros do të vazhdojë të ofrojë të gjitha garancitë dhe shërbimet për produktet “Bëje + Garden”. Klientët mund të kontaktojnë shërbimin ndaj klientit në çdo degë të Migros.

 

Ndërpriten procedurat kundër të dyshuarve për aferën e bombave në Gjenevë 

Prokuroria Federale kërkon të pushojë procedurën kundër dy vëllezërve në aferën e bombës së parcelave në Gjenevë. Ata u dyshuan dhe u vendosën në paraburgim përkohësisht pas shpërthimit të dy parcelave në St-Jean dhe Grange-Canal në gusht dhe nëntor.

Vincent Spira dhe Robert Assaël, avokatët e dy burrave, konfirmuan një raport përkatës në “Tribune de Genève” të martën. “Unë mbaj se dosja fillimisht ishte bosh. Ende nuk e kuptoj pse klienti im u arrestua dhe më pas u mor në paraburgim. Shpresoj që Prokuroria Federale të marrë përgjegjësi edhe për gabimet e saj në aspektin financiar”, tha Spira për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Një vajzë reklamuese u plagos rëndë. Kolegu i saj u lehtësua nga kthesa. “Si pjesë e punës së tij, klienti im duhej të kalonte çdo ditë me makinë disa persona me aftësi të kufizuara nëpër kanton, veçanërisht në rrethet ku ndodhën shpërthimet. Prokuroria Federale mund ta verifikonte lehtësisht këtë alibi”, tha Assaël. Dy burrat janë zviceranë dhe janë përkatësisht 26 dhe 32 vjeç. I vogli nga dy vëllezërit u lirua në Krishtlindje. Vëllait të madh iu desh të priste edhe një muaj përpara se të lirohej.

Shpërthimi i parë në gusht në lagjen St-Jean plagosi një burrë në këmbë. Shpërthimi i dytë në nëntor në Grange-Canal plagosi rëndë një vajzë 12-vjeçare që kishte hapur një kuti postare. Pas këtyre dy sulmeve, Prokuroria Federale hapi procedurë ndaj dy vëllezërve. Sfondi është i paqartë Një tjetër shpërthim kishte ndodhur tashmë në prill 2024 në rrethin Plan-les-Ouates. U ndez një armë e bërë vetë.

Vetëm janarin e kaluar, një pako e dyshimtë u zbulua në një ndërtesë në qendër të qytetit të Gjenevës. Asgjë nuk dihet për sfondin e këtyre sulmeve. Gjithashtu është e paqartë nëse ka ndonjë lidhje mes tyre. Sipas raportimeve të mediave, kurthët mund të kenë pasur për qëllim punonjësit e prodhuesit të orëve Patek Philippe me bazë në Plan-les-Ouates GE. Mediat lokale raportuan ndër të tjera se kompania kishte marrë letra kërcënuese dhe kërkesa për shpërblim.

 

Ngjarje tragjike në Gjermani: Babai vret djalin pesëvjeçar dhe vajzën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje 

Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë.

Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, raporton Berliner Kurier.

Policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e policisë kriminale dhe administrata e policisë në Zwickau shkuan në vendngjarje.

Sipas informacioneve të deritanishme, fëmijët janë vrarë nga babai i tyre 55-vjeçar, i cili më pas ka kryer vetëvrasje duke u varur në apartament. Motivi i krimit nuk dihet.

Policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

25 shkurt 2020: Dita kur Covid-19 zbarkoi në Zvicër 

Lajmi shumë i frikshëm shpërtheu të martën, 25 shkurt 2020: rasti i parë i atij që atëherë quhej ende koronavirus u konfirmua në tokën zvicerane.

Në orën 16, gjatë një konference për shtyp që do të çonte në shumë të tjera, Konfederata njoftoi popullatën, por siguroi se situata ishte nën kontroll dhe se rreziku për popullatën mbetet i moderuar. Pacienti i parë zviceran është një 74-vjeçar nga Ticino, i cili mori pjesë në një takim pranë Milanos më 15 shkurt. Edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është izoluar në spital. Ata që janë në kontakt me të janë testuar dhe janë vendosur në karantinë. Pavarësisht kësaj, autoritetet këmbëngulin se nuk po planifikojnë masa të reja.

Ticino bëhet qendra e krizës në Zvicër

Shumë afër Italisë dhe veçanërisht me Lombardinë, e cila ishte bërë shpërthimi i parë evropian i sëmundjes, Ticino u bë shpejt qendra e krizës në Zvicër. Spitalet ishin afër ngopjes dhe ushtria u vendos për të mbështetur përpjekjet mjekësore. Një ditë pas shpalljes së rastit të parë në tokën e tij, kantoni mori masën e parë për të kufizuar përhapjen e sëmundjes: anuloi të gjitha festat e karnavaleve, disa prej të cilave tashmë kishin filluar. Në ditët që pasuan, gjithçka u përshpejtua.

Të enjten, më 27 shkurt, u konfirmuan tetë raste të reja, duke përfshirë dy të parat në Zvicrën frëngjisht-folëse, në Gjenevë dhe në kantonin Vaud. Rasti i parë me koronavirus i identifikuar në Gjenevë ishte një punonjës IT 28-vjeçar i kthyer gjithashtu nga Italia. Rasti i dytë në kantonin Vaud kishte të bënte me një punëtor 49-vjeçar francez ndërkufitar i cili punon në tokën Vaud. Të izoluar menjëherë, gjendja e tyre nuk ngjall shqetësim.

Ndalimi i demonstratave të më shumë se 1000 personave

Të premten, më 28 shkurt, ndërsa OBSH ngriti nivelin e kërcënimit në nivelin maksimal dhe masat u shumëfishuan ndërkombëtarisht për të luftuar epideminë, të gjitha ngjarjet e më shumë se 1000 personave u ndaluan në Zvicër. Ngjarjet me më pak se 1000 persona mund të mbahen, megjithatë, pas vlerësimit të rrezikut nga kantonet, të cilat gjithashtu mbeten të lira për të ulur këtë kufi ose për të miratuar masa të tjera më të rrepta. Kjo ka të bëjë veçanërisht me garat sportive, paradat e karnavaleve – të tilla si ato në Bazel dhe Bernë, si dhe Brandons of Payerne, Yverdon dhe Moudon – si dhe Motor Show në Gjenevë, panairin e orëve të Watches & Wonders në Gjenevë dhe panairin e orëve dhe stolive Baselworld, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sferën kulturore.

Vdekja e parë në Zvicër

Mëngjesin e së enjtes, më 5 mars, mjeku i kantonit Vaud u njoftua për vdekjen në CHUV të një pacienti 74-vjeçar të infektuar me koronavirus, i shtruar në spital që prej datës 3 mars. Kjo është vdekja e parë në Zvicër e lidhur me Covid-19. Pacienti u konsiderua me rrezik të lartë sepse vuante nga probleme kronike të frymëmarrjes. Të premten, më 6 mars, ndërsa 100,000 njerëz u prekën në mbarë botën dhe 3,400 vdekje ishin raportuar në 91 vende dhe territore, Zvicra tejkaloi shifrën e 200 rasteve të konfirmuara.

Vdekja e dytë

Të dielën, më 8 mars, një pacient i dytë, një burrë 76-vjeçar që vuante tashmë nga sëmundjet e zemrës, vdiq nga koronavirusi në spitalin kantonal në Liestal (BL), njoftuan autoritetet. Në të njëjtën kohë, numri i rasteve të koronavirusit kaloi shifrën 300 të hënën, më 9 mars. Në atë ditë, u prekën 20 kantone, me Ticino (67 raste, 26 të konfirmuara dhe 41 të pakonfirmuara) në krye, Vaud (51 raste, 49 të konfirmuar), Gjenevë (40 raste, të gjitha të konfirmuara), Cyrih (3 me 37 raste të konfirmuara). Bari i 500 rasteve të kryqëzuara dhe vdekja e tretë Të martën, më 10 mars, ndërsa numri i rasteve pozitive të testuara tashmë ka arritur në afro 500 në mbarë vendin, një viktimë e tretë raportohet në një shtëpi pleqsh në Ticino jugore. Ajo është një grua 80-vjeçare që vuan nga patologji të tjera. Qeveria Ticino po rrit nivelin e masave. Nga kjo datë ndalohen vizitat në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Të nesërmen, më 11 mars, kur OBSH e shpalli zyrtarisht Covid-19 një pandemi globale për herë të parë, Ticino shpalli një gjendje të domosdoshme. U urdhërua mbyllja e shkollave pas detyrueshme dhe anulimi i ngjarjeve sportive. Zvicra shpall gjendjen e jashtëzakonshme Të premten, më 13 mars, Këshilli Federal ndoqi hapat e Ticino-s, duke njoftuar shtrëngimin e masave në të gjithë vendin, duke përfshirë ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 100 personave, mbylljen e shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin, vendpushimet e skive, kontrollin jo thelbësor të kinemasë dhe restoranteve të natës, të bizneseve dhe restoranteve të natës, të kinemave dhe restoranteve, restoranteve dhe restoranteve. puna në distancë. Pas këtyre njoftimeve, klientët po nxitojnë drejt dyqaneve. Raftet janë boshatisur pjesërisht në disa qytete të Zvicrës. Megjithatë, shitësit me pakicë sigurojnë se nuk ka rrezik për mungesa .

Rama: S’ka shans që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku ka përmendur edhe Kosovën.

Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai tha se nuk ka shanca që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.

Ai tha se është i mendimit që duhen krijuar raporte miqësore me sa më shumë vende që është e mundur.

“P.sh na merrni ne dhe Serbinë. Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama.