Blick: Zvicra drejt 10 milionë banorëve, migrimi, shpëtim për pensionet por edhe sfidë politike

Zvicra pritet të arrijë shifrën prej 10 milionë banorësh brenda 15 viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të publikuar nga qeveria federale të martën. Rritja e lartë e popullsisë i atribuohet kryesisht emigracionit të vazhdueshëm, i cili, sipas autoriteteve, ka rol thelbësor në ruajtjen e qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve, shkruan Blick.

Sipas Zyrës Federale për Statistikë (FSO), që nga viti 2035, numri i vdekjeve do të tejkalojë numrin e lindjeve, duke e zhvendosur rritjen e popullsisë kryesisht te imigracioni. “Pa këtë fluks të vazhdueshëm të migrantëve, Zvicra do të përballej me një plakje të pashpresë të popullsisë,” paralajmëron raporti. Deri në vitin 2055, raporti i varësisë së pleqërisë – që tregon sa pensionistë ka për çdo 100 punëtorë – mund të arrijë në 71 nëse ndalet imigracioni, duke vënë në rrezik sistemin e Sigurimit të Pleqërisë dhe të Mbijetuarve (AHV), transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, SVP (Partia Popullore Zvicerane) ka nisur një iniciativë popullore që synon kufizimin e popullsisë nën 10 milionë banorë, duke përfshirë edhe ndërprerjen e marrëveshjes për lëvizje të lirë me BE-në. Por kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në financimin e pensioneve, pasi emigrantët kontribuojnë në mënyrë disproporcionale në sistem: sipas një studimi të Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore (FSIO), në vitin 2020 migrantët kontribuuan me 40% të fondeve, por përfituan vetëm 30%.

Megjithatë, autoritetet pranojnë se ndikimi pozitiv i emigracionit në sistemin e pensioneve do të jetë i kufizuar gjatë dekadave të ardhshme. Arsyeja: brezi i “baby boom” po hyn në moshën e pensionit dhe numri i përfituesve po rritet ndjeshëm. Sipas FSIO, imigrimi do të ndihmojë, por nuk do të mjaftojë për të përballuar presionin afatshkurtër mbi AHV-në, shkruan Blick.

Zhvillimet politike në vitet në vijim do të jenë vendimtare. Fati i Nismës 10 milionëshe të SVP-së dhe negociatat për marrëdhëniet me BE-në mund të kenë ndikim të madh në drejtimin që do të marrë politika e migracionit në Zvicër – dhe, për pasojë, edhe në të ardhmen e sistemit të pensioneve. Qeveria paralajmëron se sa më shumë të zgjatet horizonti kohor i parashikimeve, aq më të pasigurt bëhen ato, transmeton albinfo.ch.

 

Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?

Raste të vrasjes së grave nga ana e bashkëshortëve a partnerëve të tyre, ndodhin kudo, prandaj edhe në mesin e shqiptarëve, edhe në Zvicër. Kështu, asnjë fushatë, as kundërshtim kolektiv nuk arrin ta ndalojë kriminelin që ka vendosur t`i marrë jetën gruas së vet, nënës së fëmijëve të tij. Kjo është klisheja e një “arsyetimi” që përdorin në mbrojtje të komoditetit të tyre indiferentët, të cilët zakonisht përbëjnë shumicën në çdo shoqëri.

Por nuk duhet të jetë kështu.

Shpeshtimi i rasteve të dhunës mbi gratë dhe i vrasjeve të tyre ndër shqiptarët e Zvicrës është bërë alarmant, sidomos kohëve të fundit. Po ndodh kjo, në një kohë kur shqiptarët e brezit të dytë e të tretë supozohej se tashmë duhej të ishin çliruar nga veset e trashëguara të patriarkalizmit. Do të duhej të ishin më të gatshëm për të përvetësuar normat e qytetërimit, që vlejnë në vendet ku jetojnë, si Zvicra, Gjermania etj.

Por, mjerisht, vrasjet po bëhen edhe nga këta burra, të rinj ose të moshës së mesme, të lindur ose të rritur në Zvicër. Sikurse në rastin më të ri, në Epagny të Friburgut, ku dorasi, një 42 vjeçar, “koleksionist armësh” dhe aktivist politik lokal, pasi vrau bashkëshorten, i mori jetën edhe vetes.

Edhe pa ndodhur vrasjet, shfaqjet e maçoizmit në sjellje dhe në mënyrën e jetesës janë një shenjë dalluese e mjaft të rinjve tanë, në Zvicër e gjetiu. Një tregues që paralajmëron për trajtimin e partneres apo gruas, nga ana e tyre, në të ardhmen. Prandaj ky mentalitet “posesiv” i tyre në raport me vajzat, gratë, duhet të merret në shënjestër nga edukatorët/et, pedagogët, psikologët e tyre, nëse edukimi nga ana e prindërve tashmë ka rënë në provim.

Lidhur me këtë fenomen, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga fusha të ndryshme që lidhen me tematikën si: psikiatër, politikanë, juristë, sociologë etj. Të gjithë ata/ato kanë shikuar këtë çështje nga perspektiva e profesionit të tyre.

Qëndresa Hoxha Sadriu, politikane: “Profili specifik” është se ishin burra ata që kryen femicidet

Albinfo.ch: Dy vrasjet e fundit në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, kanë tronditur, jo vetëm  komunitetin tonë. Në bazë të përshkrimit kriminologjik të tyre a mund të flitet për një “profil specifik” të krimit, që e dallon atë nga të tjerët? A mendoni se ka luajtur një rol edhe ambienti kulturor ku janë rritur dhe socializuar shqiptarët, në këtë rast, autorët e krimeve?

“Profili specifik” ose karakteristikë është se ishin burra ata që kryen dy femicidet. Nuk mendoj se mund të supozojmë një profil specifik këtu, pasi femicidet kryhen nga burra me prejardhje të ndryshme socio-kulturore. Janë të shkolluar apo të paarsimuar, të punësuar apo të papunë, janë prindër apo jo, janë të rinj apo të vjetër, por janë gjithmonë meshkuj. Në dy rastet konkrete, mund të bëhet paralele për sa i përket prejardhjes së tyre shoqërore dhe dosjeve kriminale, kjo është e vërtetë. Këto janë rrethana të ngjashme jetësore që kanë rezultuar në të njëjtin agresion.

Ne jemi të gjithë të socializuar duke filluar nga familja dhe mjedisi ynë dhe më pas nga karriera jonë intelektuale dhe profesionale institucionale dhe sistemi politik përgjatë fazave tona të jetës. Mënyra se si jemi dhe si sillemi si të rritur ka të bëjë me mjedisin në të cilin rritemi dhe bëhemi të rritur.

Ne (shqiptarët) jetojmë me dy kultura brenda nesh – atë zvicerane dhe atë shqiptare. Sistemet politike, qofshin në Zvicër apo në Kosovë (Shqipëri, Maqedonia e Veriut, etj.), janë historikisht patriarkale – pra, nga dhe për burrat “cis” (sugjerim të burrërisë). Gratë fitojnë më pak për të njëjtën punë, shumica dërrmuese e punës së përkujdesit bëhet nga gratë, gratë vazhdojnë të nënpërfaqësohen masivisht në pozita drejtuese, trashëgimia shpërndahet ndryshe, në bazë të gjinisë së fëmijëve të mbetur pas, barrierat sociale dhe ekonomike për divorc janë më të larta për gratë sesa për burrat dhe çojnë në varësi, norma për burrin si ushqyes i familjes dhe gruan si kujdestare është e rrënjosur thellë, presioni mbi vajzat e reja për të “luajtur” në mes të normës shoqërore dhe dëshirave të tyre është i lartë – ato maten ekonomikisht, gjuhësisht, shoqërisht dhe kulturalisht me standarde të pabarabarta.

Për edukimin e dy kriminelëve mund të nxjerr përfundime vetëm në bazë të supozimeve. Nëse dy vrasësit janë rritur në një familje patriarkale dhe si rrjedhojë hierarkike, nëse mjedisi i tyre ruante zakone të vjetruara dhe nëse ata ishin gjithashtu të formuar nga dy realitete që u krijuan nga dhe për burrat cis, atëherë socializimi i tyre ka çuar në krimin e tyre.

Albinfo.ch: Nga perspektiva e profesionit tuaj, kush është në përgjegjësi tani dhe cilat janë masat që duhen marrë nga shoqëria për të ulur numrin e krimeve të tilla?

Mua më zemërojnë gjithmonë pyetjet si “Cila është përgjegjësia jonë tani?” ose “Çfarë mund të bëjmë tani?”. Ndjehen si pyetje retorike, sikur nuk janë synuar seriozisht. Këto pyetje më janë bërë mua si politikane gjatë 12 viteve të fundit, pas secilit prej femicideve të shumta (!!!!) të fundit, dhe ato vazhdojnë të më bëhen. Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen prej kohësh, por gatishmëria për t’i marrë seriozisht duket se nuk mjafton. Reflektoni në mënyrë kritike për edukimin dhe sjelljen tuaj si dhe për sistemet tona politike, njihni sakrificat e grave në familjet tuaja dhe në shoqëri, merrni seriozisht kërkesat feministe dhe kërkojini ato me ne, pa kushte. Nuk janë përgjegjës “ata” që i bëjnë këto krime të neveritshme, nuk janë “ata” që duhet të luftojnë për to, ata që preken personalisht – jemi “NE” ata që janë përgjegjës, sepse shqetësimet feministe na prekin të gjithëve, pavarësisht gjinisë. Asnjë kërkesë feministe nuk është e tepërt. Çdo femicid (i mëtejmë) është një përgjigje për këto pyetje retorike. Le të zbatojmë përfundimisht përgjigjet e këtyre pyetjeve. Sepse edhe unë nuk dua t’i bëj vetes të njëjtën pyetje çdo herë, e cila është retorike e dhimbshme: “Edhe sa femicide të tjera?”.

Shkumbin Gashi, psikolog: Rrënjët e dhunës duhet adresuar në mënyrë të përgjegjshme, pa paragjykime

Albinfo.ch: Dy vrasjet e fundit në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, kanë tronditur, jo vetëm  komunitetin tonë. Në bazë të përshkrimit kriminologjik të tyre a mund të flitet për një “profil specifik” të krimit, që e dallon atë nga të tjerët? A mendoni se ka luajtur një rol edhe ambienti kulturor ku janë rritur dhe socializuar shqiptarët, në këtë rast, autorët e krimeve?

Së pari, ngushëllimet më të sinqerta për familjet e grave që janë vrarë. Humbje të tilla janë tragjike dhe lënë plagë të thella, andaj shpresoj me gjithë zemër që të gjejnë forcën dhe durimin me u përballë me këtë sfidë kaq të rëndë dhe të padrejtë që iu ka rënë për hise. Tash, me u përpjekë me ndërtu ndonjë “profil specifik” të vrasësit shqiptar apo të ndonjë krimi të kryer nga shqiptarët, për mu është një rrugë e gabuar dhe e rrezikshme, një rrugë qorre. Nuk dua të bie në grackën e stigmatizimit, duke i ndarë kriminelët në baza kombëtare, sepse kjo nuk është as e drejtë, as e vërtetë. Dhuna nuk ka kombësi, dhe krimi nuk është tipar i ndonjë etnie të caktuar. Përkundrazi, duhet adresuar rrënjët e dhunës në mënyrë të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, pa paragjykime dhe pa rënë pre e narrativave që ushqejnë urrejtje apo ndasi.

Është e pamundur të shkëputen krejtësisht aktet individuale nga konteksti kulturor e psikologjik ku një njeri është rritur e formuar. Kultura ka ndikim, jo në kuptimin që “shqiptarët janë kështu”, po në kuptimin që disa norma, pritshmëri ndaj burrnisë, ndaj gruas, ndaj kontrollit e nderit, janë ende të ngulitura thellë te shumë prej bashkëkombësve tanë. E kur këto bashkohen me mungesën e aftësive për të menaxhuar ndjenjat, me stresin, me mungesën e integrimit, krijohet një kombinim i rrezikshëm i faktorëve shtytës drejt krimit, në rastin konkret vrasjes së gruas.

Nga perspektiva e profesionit tuaj, kush është në përgjegjësi tani dhe cilat duhet të jenë masat që ne si shoqëri duhet të ndërmarrim për të ulur numrin e krimeve të tilla?

Mendoj se përgjegjësia është e shpërndarë, po shpesh askush nuk e mban si duhet. Në nivel institucional në Zvicër, ka struktura që funksionojnë, por vetëm nëse përdoren. Policisë, shërbimeve sociale, psikiatrisë apo qendrave për viktima të dhunës iu mungon shpesh qasja kulturore e ndjeshme. Ka edhe raste kur sinjalet nuk merren seriozisht, ose mungon bashkëpunimi mes institucioneve. E kjo krijon vrima ku dhunuesit veprojnë lirshëm, edhe kur ka pasur shenja të qarta më herët. Po edhe ne si shqiptarë në Zvicër kemi punë për të bërë. Nuk mjafton të indinjohemi sa herë ndodh një tragjedi. Duhet qenë më të zëshëm si komunitet kundër dhunës. Duhet inkurajuar gratë që të kërkojnë ndihmë. Duhet luftuar mentalitetin e “mos përzi se është punë familje”. I duhet hequr burrit iluzionin se gruaja është pronë ose turpi i tij. Masat konkrete? Edukim për burrat dhe gratë, edhe për gjeneratat e reja, edhe për ata që kanë ardhur më herët. Shërbime të ndërmjetme që e kuptojnë kontekstin kulturor, por që nuk e relativizojnë dhunën. Dhe mbi të gjitha, një bashkëpunim më i fortë mes institucioneve zvicerane dhe organizatave shqiptare, për t`i kapur rastet para se të jetë vonë. Në fund të ditës, nuk ka as integrim të mirëfilltë, as dinjitet për komunitetin tonë, nëse mbyllim sytë përballë dhunës!

Dr. Besnik Abazi, psikiatër: Struktura patriarkale e shoqërisë “na mëson” që partneren/in ta konsiderojmë si pronë tonën

Definicioni Femicid është kur gratë ose vajzat vriten vetëm për faktin që janë gra dhe vajza. Kjo do të thotë që vritet vetëm gjinia femërore. E kjo në kulturën tonë nuk është vetëm ndaj gjinisë femërore, por për fat të keq edhe ndaj gjinisë mashkullore vepron ky fenomen. D.m.th. vrasjet në kulturën tonë janë fatkeqësisht përditshmëri.

Vrasja e partnerit intim, gruas në këtë rast, quhet Intimicid. E në rastin e fundit në Zvicër kemi të bëjmë me Intimicid.

Pse ndodhin këto raste? Në radhë të parë gjen shprehje struktura patriarkale e shoqërisë sonë, pastaj e konsiderojmë partnerin si pronë tonën e jo si qenie e lirë njerëzore, pa pronësi. Askush nga ne nuk është pronë e tjetërkujt, përpos e vetes së tij/ saj.

Në vitin 2023 në Gjermani janë regjistruar 938 raste të Femicidit. Në 80 % të këtyre rasteve burri e ka vrarë ose tentuar ta vrasë ish partneren, d.m.th. ishin raste intimicidi.

Rreziqet e ndodhjes së një vrasjeje në përgjithësi dhe të femicidit në veçanti janë: Posedimi i Armës. 90 % të vrasjeve dhe vetëvrasjeve ndodhin me armë, 5 herë më shumë burri vret gruan (intimicid); Konfliktet e mëhershme verbale, dhunë trupore; Kërcënimet kundër fëmijëve dhe anëtarëve të familjes; Përjetimi i ngjarjeve traumatike në të kaluarën si p.sh. dhuna në familje; Sjelljet suicidale (vetëvrasëse), tentimet suicidale dhe mendimet suicidale; Ndarjet dhe shkurorëzimi; Xhelozia; Stalkingu, përcjellja e vazhdueshme e Partnerit; Mediat sociale; Konsumimi i drogës dhe alkoolit si dhe izolimi, tërheqja sociale.

Për parandalimin e dhunës ndaj gruas dhe luftimin e kësaj dukurie obligohen shtetet që ta zbatojnë Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës i cili i obligon shtetet të ndërmarrin të gjitha masat për t’i ndaluar me ligj këto dukuri.

Edhe një e dhënë statistikore: Në SHBA vriten çdo ditë 125 njerëz me armë zjarri. Posedimi i armës është faktori kyç që duhet luftuar si dhe emancipimi i burrave në shoqërinë tonë që partneri nuk është pronë e askujt, por njeri si vetë burri  ashtu edhe gruaja që nuk janë pronë e askujt.

Orhan Spahiu, jurist: Dhuna nuk arsyetohet me asgjë

Nga ana juridike mund të them që dhuna në familje gjithashtu edhe të shqiptarët është një problem i madh që duhet marrë me seriozitetin më të lartë, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish. Dhuna nuk është vetëm fizike, ka edhe dhunë psikike (ofendime, kërcënime etj.)

Shumë me rëndësi për institucionet është që personat e prekur nga dhuna të lajmërohen menjëherë te qendrat përkatëse në Zvicër (qendrat për ndihmë për viktimat, gjermanisht Opferhilfe, Frauenhaus etj.) si dhe te policia dhe të kërkojnë ndihmë menjëherë. Kështu mund të reagohet më shpejt dhe të mbrohen menjëherë viktimat. Gjithashtu edhe sigurimi i dëshmive mund të bëhet më lehtë, e kjo është shumë e rëndësishme për procedurat ligjore, qoftë penale, qoftë civile. Dhuna nuk duhet të tolerohet asnjë sekondë dhe nuk arsyetohet me asgjë. Pra, duhet të denoncohet menjëherë.

Pas lajmërimit, policia vepron shumë shpejt dhe i shqyrton menjëherë masat qe duhen ndërmarrë në rastin konkret, p.sh. ka mundësi që ta largon nga shtëpia/banesa personin dhunues, t’ia ndalojë t’i afrohet viktimës, banesës/shtëpisë, vendit të punës apo ndonjë vendi tjetër (shkollës etj.), t’ia ndaloj kontaktin me viktimën, nëse kërcënimi është akut dhe i rëndë, atëherë edhe mund ta ndalojë deri në 24 ore dhe nëse duhet edhe më gjatë, atëherë policia bënë kërkesë në gjykatë që të zgjatet ndalesa edhe më gjatë se 24 orë. Lajmërimi i shpejtë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, sepse sigurimi i dëshmive mund të bëhet më lehtë, e kjo është shumë e rëndësishme për procedurat ligjore, qoftë penale, qoftë civile.

Policia mund të veproj vetëm nëse informohet për rastin. Ka edhe qendra ku viktimat mund të lajmërohen për t’u informuar/këshilluar dhe të mbesin anonim.

Në rastet e dhunës në familje, institucionet duhet ta ndryshojnë qasjen dhe të jenë edhe më konsekuent me masat në të gjitha rastet, sidomos me personat që vetëm janë të regjistruar që kanë qenë të dhunshëm, pra rastet recidive. P.sh. të obligohen të ndjekin më gjatë terapi ose kurse dhe të mbahen më gjatë larg viktimës etj.

Arbela Statovci, politikane, feministe: Femicidi, kur pretendimi për “posedim” bëhet vdekjeprurës

Në Zvicër çdo 14 ditë një grua vritet nga (ish-)partneri i saj. Femicidet nuk janë një problem kulturor, por një problem strukturor – dhe ato na prekin të gjithëve. Së fundmi në komunitetin shqiptar janë vrarë edhe dy gra. Kjo dhunë nuk fillon me thikë – por me një fjali si: “Ai është djalë, i lejohet ta bëjë këtë”.

Vajzat dhe djemtë ende rriten ndryshe nga njëri tjetri. Djemtë mësojnë të afirmojnë veten – vajzat mësojnë të heshtin. Kjo nuk është një rastësi, por një model social. Në familjet ku fëmijët rriten me të drejta të barabarta, ka më shumë respekt dhe më pak posesivitet.

Studimet nga OECD dhe UNICEF konfirmojnë: Arsimi i barabartë mbron nga dhuna. Edhe gratë e arsimuara nuk janë të sigurta. Ato nuk vriten për shkak të dobësisë, por shpesh për shkak të forcës së tyre. Sepse duan të ikin, të mbrohen, të dinë shumë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne nuk mund të tolerojmë më.

Duhet guxim – dhe mbështetje. Shumë gra mbeten (në martesë) sepse besojnë se nuk kanë rrugëdalje. Sepse u vjen turp. Kjo është arsyeja pse ne duhet të dërgojmë një mesazh: kthimi në shtëpi nuk është turp – është forcë.

Po sikur t’u japim vajzave tona jo vetëm ar, por një çelës si dhuratë martese? Një çelës me mesazhin: “Kthehuni në çdo kohë – jeni gjithmonë të mirëpritura”. Një çelës përfaqëson besimin, lirinë dhe dashurinë e pakushtëzuar. Ai thotë: Ju nuk jeni pronë – ju jeni të lira.

Dhuna nuk mund të luftohet vetëm me ligje.

Ne kemi nevojë për arsimim të hershëm, më shumë strehimore për gratë, punë (riedukim) me dhunuesit – dhe një kulturë të re debati. Media duhet ta quajë femicidin ashtu siç është – jo një “dramë familjare”, por një krim.

Integrimi do të thotë më shumë se vetëm gjuha – do të thotë vlera. Ata që jetojnë këtu duhet të mbështesin barazinë, vetëvendosjen dhe jo dhunën.

Të gjithë mbajmë përgjegjësi: politika, arsimi, shoqëria – por edhe çdo familje. Ne duhet t’i rrisim fëmijët tanë në mënyrë të barabartë dhe të jemi të gatshëm t`i shtrojmë vetes pyetje

Në fund të fundit, bëhet fjalë për një qëndrim të qartë: goditja, kontrolli ose vrasja nuk demonstron burrëri – tregon dobësi dhe marrëzi.

Hamit Zeqiri, sociolog: Përgjithësimet nuk i shërbejnë sensibilizimit efektiv të popullatës

Asnjë krim nuk është krejtësisht i njëjtë me një krim tjetër e sidomos kur flitet për krime të “etniteteve” të ndryshme. Përgjithësimet nuk i shërbejnë sensibilizimit efektiv të popullatës. Nuk mund të flitet për motive të përbashkëta të të gjitha vrasjeve, ngase secili rast i ka specifikat e veta. E përbashkëta e krimeve femicide është gjinia e vrasësve dhe viktimave. Në këtë kuptim mund të shtrohet pyetja se në çfarë ambienti social dhe kulturor janë rritur dhe socializuar dorasit dhe çfarë vlerash kanë marrë nga ambienti përkatës.

Edukimi i mirë i fëmijëve është një masë shumë e rëndësishme dhe me efekte afatgjate. Obligim në edukimin e fëmijëve kanë prindërit, mësueset dhe mësuesit, mediat etj. Një masë e rëndësishme është edhe dënimi adekuat i vrasësve. Mediat sociale e kanë poashtu një përgjegjësi të veçantë. Arsyetimi i krimeve nuk do të duhej të ketë vend në asnjë medium dhe në asnjë formë. As në formën e komenteve anonime apo të personalizuara.

 

 

Gondo në alarm, këtu është niveli më i lartë i rrezikut për mot ekstrem

Fshati malor Gondo në kantonin Valais është vënë në gatishmëri të plotë pas shpalljes së nivelit më të lartë federal të rrezikut për përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Kujtimet e tragjedisë së 14 tetorit 2000, kur një rrëshqitje masive dheu shkatërroi gjysmën e fshatit dhe mori jetën e 13 personave, janë ende të freskëta për banorët, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.

Për ditët në vijim, paralajmërimi i nivelit 5 do të jetë në fuqi për luginën e sipërme të Saas dhe rajonin jugor të Simplon. Autoritetet lokale janë mobilizuar për të përballuar çdo skenar të mundshëm.

Në një intervistë për gazetën 20 Minuten, nënkryetari i komunës së Gondos, Paul Henzen, deklaroi se situata aktualisht është nën kontroll, por theksoi se përgatitjet janë maksimale: “Gjithçka është ende normale, por ne kemi marrë masat e nevojshme. Jemi plotësisht të alarmuar dhe i dimë pikat tona kritike.”

Ekipet e shpëtimit dhe ndërhyrjes në krizë janë në gatishmëri, gati të reagojnë menjëherë në rast të një përkeqësimi të situatës. Aktualisht, rrugët janë të hapura, por ato do të mbyllen menjëherë nëse paraqitet nevoja, transmeton albinfo.ch.

Një pikë kritike, sipas Henzen, mbetet sasia e ujit që pritet të rrjedhë në zonë. “Po shpresojmë për reshje dëbore në vend të shiut, që vëllimi i ujit të mos jetë i lartë,” tha ai. Ai shtoi se paralajmërimi i nivelit 5 është i rrallë, por popullata është e mirëinformuar dhe e ndërgjegjshme për situatën.

Në fund, Henzen bëri një apel të fortë për banorët: “Ju lutemi, ndiqni me përpikëri udhëzimet e autoriteteve.”

Fshati Gondo, i goditur rëndë 24 vite më parë, sot po përballet me një tjetër provë të natyrës, por këtë herë me më shumë përgatitje dhe kujdes, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.

 

Zvicra në alarm për mot ekstrem, niveli më i lartë i rrezikut në Valais

Autoritetet zvicerane kanë shpallur nivelin më të lartë të rrezikut për shkak të motit ekstrem që pritet të godasë vendin nga e marta pasdite deri të enjten. Sipas MeteoSwiss, reshje të dendura shiu dhe bore do të prekin shumë rajone, me kantonin e Valais në epiqendër të alarmit.

Në luginën e sipërme të Saas dhe rajonin jugor të Simplon-it është shpallur niveli 5 i rrezikut – më i larti sipas klasifikimit federal. “Rritje ekstreme e nivelit të ujit të lumenjve dhe liqeneve, përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe rrjedhje mbeturinash janë shumë të mundshme,” paralajmëroi shërbimi zyrtar i motit, transmeton albinfo.ch.

Niveli 4 i rrezikut është shpallur për Luginën e Epërme të Materit dhe Luginën Binn, ku pritet një rritje e menjëhershme e ujërave dhe rrezik i lartë për përmbytje të lokalizuara.

Mot i ashpër pritet edhe në Zvicrën perëndimore, ku stuhitë do të sjellin reshje intensive dhe aktivitet të dendur rrufesh. Moti do të përkeqësohet nga e marta në orën 16:00 deri rreth orës 22:00, me ndikim të madh në trafikun rrugor dhe potencial për ndërprerje energjetike.

Sipas SRF Meteo, në zonat më të goditura mund të bien nga 120 deri në 200 mm reshje, duke sjellë deri në dy metra borë të re në zonat malore të larta. Në anën veriore të Alpeve, përfshirë Bernese Oberland dhe rajonin e Gotthard-it, priten nga 40 deri në 70 cm borë të freskët nga mbrëmja e së mërkurës deri të enjten pasdite.

Pavarësisht përkeqësimit të motit, fundjava pritet të sjellë një lehtësim të përkohshëm me rritje të lehtë të temperaturave dhe intervale me diell. Megjithatë, të dielën priten reshje të reja, kryesisht në jug dhe në Zvicrën qendrore, shkruan 20minuten.

Qeveria federale u bën thirrje qytetarëve të ndjekin me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rrezikun e lartë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, transmeton albinfo.ch.

 

Një grua zvicerane është rrëmbyer në Niger

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) ka konfirmuar se është informuar për rrëmbimin e një gruaje zvicerane në Niger.

Sipas medias lokale Air Info Agadez, gruaja, e njohur si zonja Claudia, është nga La Chaux-de-Fonds dhe emigroi në Niger me burrin e saj nigerian rreth 30 vjet më parë. Ajo u rrëmbye nga shtëpia e saj mbrëmjen e së dielës.

Nuk dihen motivet e rrëmbimit, transmeton albinfo.ch.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme nuk ka komentuar një kërkesë të mundshme për shpërblim.

 

 

FIFA gjobit FSHF-në, më pak tifozë në tribuna në ndeshjen kundër Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ndëshkuar nga FIFA pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës, e zhvilluar më 24 mars në stadiumin “Arena Kombëtare”, shkruan albinfo.ch.

Në një komunikatë zyrtare, FSHF njoftoi se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka gjobitur federatën me 20 mijë franga zvicerane për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë. Përveç gjobës financiare, FIFA ka urdhëruar që të paktën 20% e stadiumit të mbyllet në ndeshjen e radhës të Shqipërisë në kuadër të kompeticioneve ndërkombëtare të FIFA-s, me fokus në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të FIFA-s, hapësirat e mbyllura mund të plotësohen me përfaqësues të komuniteteve apo organizatave që angazhohen kundër diskriminimit, me miratimin paraprak të institucionit ndërkombëtar të futbollit. Gjithashtu, FSHF ka afat 6 muaj për të përgatitur dhe paraqitur një plan të përmirësuar kundër diskriminimit, i cili duhet të marrë aprovimin e FIFA-s.

Federata u ka bërë thirrje tifozëve të vijojnë mbështetjen për Kombëtaren në mënyrë qytetare dhe pozitive, duke shmangur çdo sjellje që mund të dëmtojë imazhin e ekipit kuqezi.

“FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi,” përfundon komunikata zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Haradinaj: Konstituimin e Kuvendit e bllokoi vetë Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për bllokimin e procesit.

Sipas Haradinajt, ligji dhe Kushtetuta e Kosovës nuk lejojnë që një person të mbajë njëkohësisht postin e Kryeministrit apo Ministrit dhe të betohet si deputet. Ai tha se kjo situatë është shkaktuar pikërisht nga Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij, të cilët nuk kanë hequr dorë nga pozitat ekzekutive për t’u betuar si deputetë, shkruan albinfo.ch.

“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin,” deklaroi Haradinaj në një postim në rrjete sociale.

Ai i bëri thirrje Kurtit dhe ministrave të tij që, nëse dëshirojnë të konstituojnë Kuvendin, duhet të zgjedhin mes postit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

“Le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta,” shtoi Haradinaj, transmeton albinfo.ch.

Rezervat e bankës qendrore janë tkurrur me miliarda franga

Lufta tregtare e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe rënia e dollarit e kanë vënë nën presion Bankën Kombëtare të Zvicrës (SNB), duke rezultuar në shumë më pak para – në masën 25 miliardë franga – në arkat e saj, përcjell albinfo.ch.

Më shumë humbje janë të mundshme, në varësi të mënyrës se si do të evoluojnë tarifat me kalimin e kohës.

Zvogëlimi i rezervave do të thotë se SNB do të gjenerojë më pak fitime për t’i shpërndarë qeverisë federale dhe kantonale, të cilat më pas përdoren zakonisht për të mirën e popullsisë së Zvicrës.

Në vitin 2024, 3 miliardë franga – 1 miliard për qeverinë federale dhe pjesa tjetër për kantonet – u shpërndanë për përdorim publik.

Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë

Dhuna ndaj grave në diasporë nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një pasqyrë e krizës kulturore dhe identitare që shumë komunitete po përballojnë. Në këtë intervistë ekskluzive për albinfo.ch, Dr. Besjana Xhani – terapiste sistemike dhe drejtuese e platformës “Stop Dhunës” në Media WAW – flet për fenomenin e feminicidit, për keqkuptimet e burrërisë në kulturën shqiptare dhe për nevojën urgjente të një riformulimi të maskulinitetit në emigracion. Duke sjellë në vëmendje shembuj historikë si Teuta dhe Agroni, por edhe realitete tronditëse nga Zvicra e sotme, Dr. Xhani na fton të reflektojmë thellë: Si e kemi kuptuar burrërinë? Dhe si duhet ta kuptojmë atë sot, në shërbim të barazisë dhe jetës?

Albinfo.ch: Zonja Xhani, ju e nisni analizën tuaj me një fakt tronditës: feminicidi nuk është më një lajm i rrallë. Çfarë e bën situatën edhe më të rëndë për gratë emigrante?

Dr. Besjana Xhani: Po, për fat të keq, feminicidi është bërë pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Kur gruaja është edhe emigrante, rreziku rritet ndjeshëm. Ajo shpesh gjendet në një situatë ku nuk ka rrjet social, nuk zotëron mirë gjuhën vendase, është e varur ekonomikisht dhe e izoluar nga kultura. Këto faktorë e bëjnë shumë më të vështirë për të kërkuar ndihmë ose për të shpëtuar nga një marrëdhënie abuzive.

Albinfo.ch: Çfarë thonë statistikat për këtë realitet në Zvicër?

Dr. Besjana Xhani: Të dhënat janë alarmante. Sipas Zyrës Federale për Statistikë, një në dhjetë gra në Zvicër ka përjetuar dhunë gjatë jetës së saj. Por për gratë me origjinë të huaj, kjo shifër rritet me gati 40%. Pra, jo vetëm që problemi ekziston, por është shumë më i thellë për komunitetet migrante, si ai shqiptar.

Albinfo.ch: Rasti tragjik i një gruaje shqiptare të vrarë nga bashkëshorti i saj është përmendur në analizën tuaj. Si e lexoni ju këtë fenomen?

Dr. Besjana Xhani: Ai rast nuk është vetëm një tragjedi personale. Është simptomë e një kulture të tërë dhune, ku burrëria shpesh keqkuptohet si autoritet absolut mbi gruan. Justifikime si “e kishte humbur kontrollin” apo “nuk donte të humbte nderin” janë akoma pjesë e narrativës sonë kolektive. Katër fëmijë mbetën jetimë, por ky nuk është rasti i vetëm, as më i rëndi.

Albinfo.ch: A po paguajmë sot çmimin e një përkufizimi të gabuar të “burrërisë”?

Dr. Besjana Xhani: Pikërisht. Në kulturën tonë, burrëria shpesh lidhet me kontrollin, autoritetin dhe pamundësinë për të shprehur emocione. Ky është ajo që quajmë maskulinitet toksik. Është një ide e shtrembëruar që e shkatërron burrin dhe të gjithë ata që janë pranë tij. Ky lloj burrërie nuk i lejon meshkujt të jenë emocionalisht të lirë, çka shpesh çon drejt dhunës.

Albinfo.ch: Çfarë thonë studimet mbi perceptimet e dhunës në komunitetin shqiptar në Zvicër?

Dr. Besjana Xhani: Një studim nga Terre des Femmes Suisse në vitin 2021 tregoi se 62% e grave nga Ballkani që kishin përjetuar dhunë nuk ishin të informuara për të drejtat e tyre. 39% e burrave e justifikonin dhunën si një “formë disiplinimi”. Dhe ajo që më shqetëson më shumë: 24% e djemve të rinj (16–25 vjeç) kishin qëndrime që normalizonin kontrollin në marrëdhënie. Kjo tregon se problemi është edhe ndër brezat e rinj.

Albinfo.ch: Në analizën tuaj keni përmendur edhe filmin “Girls Will Be Girls” si reflektim ndërkulturor. Si lidhet ai me realitetin e vajzave shqiptare?

Dr. Besjana Xhani: Ky film prek ndalimin e zërit të vajzave nga vetë brezi i nënave — një fenomen i pranishëm edhe në komunitetin shqiptar. Vajzat shpesh kontrollohen jo vetëm nga baballarët apo vëllezërit, por edhe nga nënat që vetë nuk kanë pasur liri. Dhuna nuk është gjithmonë fizike — ajo manifestohet në kontroll të veshjes, zgjedhjeve personale dhe të drejtës për të ëndërruar.

Albinfo.ch: Pse zgjodhët figurën e Teutës dhe Agronit për ta përpilluar analizën tuaj?

Dr. Besjana Xhani: Sepse historia jonë ka shembuj fuqizues që i kemi harruar. Agroni ia la mbretërinë gruas së tij, Teutës. Ky akt nuk ishte dobësi, por besim dhe barazi. Në vend që të frymëzohemi nga modele të tilla, ne shpesh ngjitemi pas keqinterpretimeve të Kanunit, ku gruaja shihet si pronë. Është koha të kthehemi te rrënjët që nderojnë dhe fuqizojnë gruan.

Albinfo.ch: Cilat janë hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë realitet?

Dr. Besjana Xhani: E para, edukimi gjinor dhe emocional që në fëmijëri — për vajza dhe djem njësoj. E dyta, riformulimi i konceptit të burrërisë — jo si dominim, por si ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Duhet ndërgjegjësim i komunitetit shqiptar në diasporë për të sfiduar mitet që justifikojnë dhunën, dhe fuqizim i grave përmes informimit, arsimit dhe pavarësisë ekonomike. Burrat duhet të jenë pjesë e këtij ndryshimi, jo si fajtorë, por si partnerë.

Albinfo.ch: Dhe për ta mbyllur, çfarë është burrëria e re, sipas jush?

Dr. Besjana Xhani: Burrëria e re nuk sundon, por mbështet. Nuk trembet nga lotët apo ndjeshmëria, por i përqafon si pjesë të qenies njerëzore. Është ajo që ndërton, jo ajo që kontrollon. Nëse duam një të ardhme pa dhunë, ajo duhet të ndërtohet bashkë — nga gratë dhe burrat — me respekt, barazi dhe dashuri.

Mes statistikave të ftohta dhe historive të dhimbshme, mes miteve kulturore dhe realiteteve moderne, qëndron një pyetje thelbësore: A jemi gati të rrisim djemtë tanë ndryshe? Intervista me Dr. Besjana Xhanin na kujton se ndryshimi nuk nis vetëm nga politikat, por nga bisedat që bëjmë në shtëpi, nga mënyra si e përkufizojmë forcën, burrërinë dhe dashurinë. E ardhmja e diasporës shqiptare — dhe e grave brenda saj — varet nga guximi për të shembur narrativat e vjetra dhe për të ndërtuar marrëdhënie të reja, të bazuara në respekt, ndjeshmëri dhe barazi të vërtetë.

Intervistoi: Luljeta Ademi

 

Ushtria zvicerane po merr pjesë në një stërvitje ushtarake në Austri

Ushtria zvicerane ka organizuar një stërvitje ushtarake në Austri, ku janë përfshirë 1000 ushtarë . Qëllimi është forcimi i aftësisë mbrojtëse të vendit, transmeton albinfo.ch.

Terreni i paradës Allentsteig në Austri mbulon një sipërfaqe prej 157 km2, duke ofruar një fushë unike veprimi dhe një sërë opsionesh taktike për ushtrime luftarake në tokë.

Dhjetra automjete të blinduara dhe tanke do të transportohen në Austri, duke përfshirë tanke luftarake Leopard, automjete Piranhas dhe tanke rikuperimi, si dhe disa tonë pajisje. Gjithsej, për operimin nevojiten 11 kompozime hekurudhore, që shtrihen mbi pothuajse 4.3 km.

Për më shumë Këtu

Deri në vitin 2040, 10 milionë njerëz do të jetojnë në Zvicër

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, popullsia rezidente zvicerane pritet të arrijë në dhjetë milionë në vitin 2040, transmeton albinfo.ch.

Kjo është evidente nga skenarët referencë të llogaritur për zhvillimin e popullsisë në Zvicër dhe kantone 2025-2055.

Prandaj, kjo rritje i atribuohet kryesisht migrimit.

Shkalla e rritjes, megjithatë, varet nga zhvillimet socio-ekonomike dhe politike. Popullsia pritet të rritet më fuqishëm në zonat përreth qyteteve të Cyrihut dhe Gjenevës, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Florea Duggingen hap dyert për blerësit e ardhshëm

Të gjithë të interesuarit për blerjen e një banese moderne në një zonë të qetë dhe atraktive janë të ftuar të marrin pjesë  më 3 dhe 4 maj 2025 nga ora 10:00 deri në 15:00, në kantonin e Basellandit, pikërisht pranë vendit të ndërtimit në Anna-Zipper-Weg 2–13.

Projekti Florea Duggingen përfshin gjithsej 42 njësi banimi – 18 apartamente me tarracë dhe 24 apartamente pronësie, me sipërfaqe që variojnë nga 3.5 deri në 5.5 dhoma. Banesat ofrojnë një pamje mbresëlënëse në një zonë të hapur dhe të pandërtuar, standard të lartë ndërtimi dhe qasje të lehtë në infrastrukturën publike dhe shërbime.

Në kuadër të këtyre dy ditëve të hapura, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me projektin, të konsultohen me përfaqësuesit e welcome home Immobilien AG dhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për një vendim të sigurt dhe të informuar për blerjen e një banese të re.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare: www.florea-duggingen.ch ose kontaktoni në numrin 061 481 80 00 apo në email: [email protected].

Pyetje tjera pergjigjet direkt:

Jovanna Grabanica

welcome home immobilien AG

Oberwilerstrasse 32

4102 Binningen

Mobil   +41 76 564 05 43

Mail     [email protected]

Web    www.whimmo.ch

Showroom (Termine nach Absprache)

Wanderstrasse 7

CH-4054 Basel

 

Hekurudha Kuq e Zi, Rama publikon videon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, ose hekurudha Kuq e Zi.

Video tregon të gjithë rrugën që ndjek hekurudha dhe stacionet e parashikuara duke filluar nga Durrësi, Shkodra, kufiri Shqipëri-Kosovë, stacioni i Gjakovës dhe më pas Prishtina, transmeton albinfo.ch.

Projekti paraqet gjithashtu detaje veprat e artit që parashikohen përgjatë hekurudhës, duke përfshirë këtu ura dhe tunele.

Hekurudha midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash. Kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro.

Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025

Të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë për Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025, përcjell albinfo.ch.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të dërgojë dokumentacionin zgjedhor në adresën që ju keni deklaruar në platformën PER. Dorëzimi i zarfit do të bëhet individualisht përmes operatorit postar 𝐃𝐇𝐋.

Brenda zarfit që do të merrni nga KQZ, do të gjeni:
• Zarfin e kthimit përmes DHL
• Udhëzuesin për votimin
• Një listë me numrat e kontaktit të DHL sipas shteteve
• Zarfin B (që përmban zarfin A dhe fletën e votimit)
🗳 𝐒𝐢 𝐭ë 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧𝐢?
1. Hapni zarfin B dhe nxirrni prej tij zarfin A.
2. Nga zarfi A nxirrni fletën e votimit dhe votoni për vetëm një parti/koalicion ose vetëm një kandidat. ⚠️ Nuk lejohet të votoni për një parti dhe një kandidat të një partie tjetër.
3. Paloseni fletën dhe vendoseni në zarfin A. Mos bëni asnjë shënim mbi të.
4. Vendoseni zarfin A brenda zarfit B dhe mbylleni. Edhe këtu, pa shënime.
5. Futeni zarfin B brenda zarfit të DHL dhe mbylleni.
📞 Pasi të keni përfunduar, kontaktoni DHL për të dorëzuar zarfin e kthimit.
📅 𝐑𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝟑 𝐝𝐢𝐭ë𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐳𝐚𝐫𝐟𝐢𝐭, 𝐪ë 𝐭ë 𝐦𝐛ë𝐫𝐫𝐢𝐣ë 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢 𝐣𝐨 𝐦ë 𝐯𝐨𝐧ë 𝐬𝐞 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟗:𝟎𝟎, 𝐦ë 𝟏𝟏 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟓.
✉️ 𝐏𝐨𝐬𝐭𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐐𝐙.
🗣 𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐣𝐨𝐭𝐞, 𝐳ë𝐫𝐢 𝐲𝐭 𝐩ë𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë!T

FIFA dënon Shqipërinë, ndaj Serbisë do të lejohen më pak tifozë

Kombëtarja e Shqipërisë mori një goditje nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) para ndeshjes së 7 qershorit me Serbinë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se një e pesta e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë në ndeshjen ndaj Serbisë nuk do të jetë e mbushur me tifozë apo shikues të zakonshëm.

Ky dënim dhe gjoba prej 20 mijë frangash, Federatës Shqiptare të Futbollit iu dha për sjellje diskriminuese të tifozëve të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës. Ajo ndeshje ishte zhvilluar më 24 mars.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si dhe mbylljen e të paktën 20 për qind të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave”, shkruan në një njoftim të FSHF-së të publikuar të martën.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ajo ndaj Serbisë që i takon kualifikimeve për Botëror. Pra është ndeshje e garave të FIFA-s.

Një e pesta e stadiumit mund të mbushet, por jo me tifozë.

“Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20 përqindësh mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda gjashtë muajve, FSHF-ja duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Interesimi për të parë nga afër ndeshjen Shqipëri – Serbi pritet të jetë shumë i madh. FSHF-ja ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat. Me limitimin e numrit të tyre, sigurimi i një bilete do të jetë edhe më i vështirë.

“Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Në vendimin e FIFA-s dhe njoftimin e FSHF-së nuk bëhet e qartë se cilat thirrje apo veprime janë cilësuar “diskriminuese”.

Shqipëria fitoi 3:0 ndaj Andorrës në Tiranë. Më 21 mars kishte pësuar 2:0 nga Anglia në “Wembley”.

Ndeshja me Serbinë vlerësohet vendimtare për gjasat e kuqezinjve që të renditen në pozitën e dytë në grup.

Kjo kompani ajrore në Zvicër ndryshon ‘ID’ zyrtare

Kompania ajrore zvicerane e cila lidh Cyrihun me 15 destinacione, njihet me kodin e saj IATA – GM.

Por nga 29 prilli, kompania fluturon me shkurtesën e saj të re, CS, që do të thotë Chair Switzerland.

Kodi i ri simbolizon ambicien e Chair për t’u njohur më gjerësisht si një kompani ajrore zvicerane, si vëllezërit e motrat e saj më të mëdhenj: SWISS, Edelweiss dhe Helvetica.

“Vlerat tona dhe ADN-ja jonë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ‘zvicrën’. Me kodin e ri, ne tani po e përcjellim dukshëm këtë identitet në botën e jashtme,” tha Ruzica Pantic, një anëtare e bordit ekzekutiv të linjës ajrore.

Megjithëse ndryshimi i kodit nuk do të ketë një ndikim të madh operacional, “ai shënon një moment historik të rëndësishëm strategjik për kompaninë”.

Ushtria zvicerane arriti të çaktivizojë gjithsej 273 bomba të pashpërthyera në vitin 2024

Falë mbi 1000 këshillave nga publiku, ushtria arriti të çaktivizojë gjithsej 273 bomba të pashpërthyera në vitin 2024. Veçanërisht në zonat e ecjes dhe rekreacionit, bëhet e qartë se sa i rëndësishëm është vigjilenca dhe veprimi i menduar, përcjell albinfo.ch.

Operacionet e Komandës për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Minat KAMIRkanë nisur me raportime të qytetarëve të vëmendshëm. Në total, janë regjistruar mbi 1000 raportime për gjetje të municioneve, që është rreth 26 për qind mbi mesataren afatgjatë. Përveç bombave të pashpërthyera, pjesët e vjetra të municionit dhe mbetjet e tjera u asgjësuan gjithashtu siç duhet.

Numri i lartë i raportimeve tregon se ndërgjegjësimi i publikut për rreziqet e municioneve të pashpërthyera po rritet. U morën shumë raporte, veçanërisht nga kantonet e Bernës, Graubünden dhe Valais. Në këto kantone nuk ka vetëm zona të njohura për ecje, por edhe zona stërvitore ushtarake.

Rritja e rrezikut nga aktivitetet e kohës së lirë
Me popullaritetin në rritje të aktiviteteve në natyrë si ecja, ngjitja ose peshkimi me magnet, rreziku i përballjes me mjete të pashpërthyera ose municione të vjetra rritet gjithashtu. Peshkimi me magnet në veçanti ka fituar popullaritet kohët e fundit, por paraqet rreziqe të konsiderueshme pasi objektet e municionit mund të nxirren aksidentalisht nga ujërat. Pavarësisht nga mosha e tyre, këto mund të jenë ende jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nuk duhet të zhvendosen ose hiqen në asnjë rrethanë.

Çfarë duhet të bëni nëse gjeni diçka?
Ushtria zvicerane i bën thirrje publikut që të raportojë menjëherë objektet e dyshimta. Rregullat e mëposhtme të sjelljes janë thelbësore për sigurinë tuaj:

Mos prekni dhe mos lëvizni.
Shënoni vendndodhjen për të paralajmëruar të tjerët.
Njoftoni menjëherë policinë në numrin 117.
Ose përdorni aplikacionin “Blindgänger” për të raportuar shpejt dhe lehtë.
Për të inkurajuar më tej raportimin e municioneve të pashpërthyera, ushtria paguan një shpërblim deri në 100 franga për çdo gjetje të raportuar dhe të konfirmuar. Në vitin 2024, gjithsej 5600 CHF u paguan atyre që raportuan.

Operacionet e pastrimit në zonat e synuara
Përveç përpunimit të raporteve, komanda KAMIR kryen rregullisht operacione pastrimi në zonat e synuara aktuale (Simplon VS) dhe ish (Grialetsch GR, Rhone dhe Trift Glaciers VS). Në vitin 2024, gjithsej 12 ton skrap municioni dhe 38 municione të pashpërthyera u hoqën në tre operacione të mëdha pastrimi. Këto masa japin një kontribut vendimtar për sigurinë e popullatës.

Për herë të parë Migros do të hapë dyqanin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë

Rrjeti më i madh i supermarketeve në vend do të hapë degën e tij të parë 24/7 – një gjë e rrallë në Zvicër – këtë verë në një nga vendndodhjet e tij në Herisau (AR), përcjell albinfo.ch.

“Nevoja për mundësi blerjesh jashtë orarit të rregullt të hapjes së dyqaneve po rritet,” tha Migros në një deklaratë për shtyp.

Kjo do të jetë një fazë testimi, në pritje të miratimit përfundimtar nga bashkia.

Konkretisht, dyqani do të funksionojë normalisht gjatë orarit të rregullt të punës.

Më pas, jashtë këtyre orëve, do të jetë pa staf, me vetëshërbim të plotë, duke përdorur pajisje vetëskanuese. Teknologjitë e aksesit dhe mbikëqyrjes do të aktivizohen.

Kompania nuk tha nëse modele të ngjashme do të zbatohen edhe në zona të tjera në Zvicër.

Mosvotimin e raportit, Kurti e quan sulm brendainstitucional kundër Kosovës

Albin Kurti, në një postim, e ka quajtur “sulm brenda-institucional kundër Republikës së Kosovës” mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, përcjell albinfo.ch.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo është një situatë e paparë për shtetin dhe “shumë më e gjerë”, teksa shtoi se deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të Listës Serbe treguan “se janë edhe kundër vetvetes”, ndërsa theksoi se “dihet që janë kundër Qeverisë dhe Republikës”.

“Deputetët e opozitës – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK – sot votuan kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal dhe teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda-institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë dhe shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam dhe bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër Qeverisë dhe Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka thënë Kurti.

Zallamahia e mahallës së horrave

Sa i përket rregullimit politik të shtetit, do të duhej të mësonim diçka nga sistemi zviceran, një nga shtetet më të suksesshme në botë.

Në Zvicër, politikat funksionojnë në bazë të një sistemi të ashtuquajtur konkordancë. Është një marrëveshje politike që funksionon prej gati një shekulli.

Sipas këtij sistemi, ndarja e posteve ministrore në Qeveri, ose në Këshillin Federal, siç quhet atje, bëhet nëpërmjet një formule të njohur si formula magjike, sipas së cilës partitë e mëdha marrin nga dy poste ministrore në një qeveri 7-anëtarëshe.

Momentalisht, janë katër parti të përfaqësuara në qeveri. Tri prej tyre kanë nga dy poste ministrore dhe njëra parti ka një vend në qeveri. Kryetari i qeverisë ndërrohet çdo vit, sipas një rotacioni.

Qeveria funksionon në bazë të principit të kolegialitetit, sipas të cilit, pasi një vendim merret me shumicë votash, të gjithë anëtarët e qeverisë janë të obliguar që publikisht ta prezantojnë dhe mbrojnë atë vendim, edhe nëse gjatë votimit kanë qenë kundër.

Në qeveri gjenden pranë njëra-tjetrës parti që kanë orientime dhe interesa krejtësisht të ndryshme. Politika është e orientuar drejt konsensusit, me qëllim që gjithmonë të gjendet një emërues i përbashkët dhe të krijohet një shumicë në të mirë të vendit.

Nuk duhet të kemi iluzione dhe të jemi naivë, pasi këto vendime shpesh janë të ndikuara nga interesa dhe nuk janë gjithmonë në dobi të shumicës së popullit.

Por më e rëndësishmja është se kundërshtari politik nuk shihet si armik, por nga njëra anë shihet si konkurrent dhe nga ana tjetër si partner i mundshëm për ndonjë temë të përbashkët.

Unë, si anëtar i një parlamenti kantonal, çdo herë mbetem i mrekulluar kur, pas një debati të fortë, pasi gjithë ditën kemi kritikuar dhe sulmuar njëri-tjetrin për çështje të ndryshme politike, në fund të seancës gjendemi të gjithë bashkë – anëtarë të të gjitha partive – në të njëjtën kafene dhe sillemi me njëri-tjetrin në mënyrë miqësore, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kur do ta arrijmë ne një nivel dhe kulturë të tillë?

Do të ishte mirë që tani të lihen mënjanë llafet dhe të mos e helmojmë më tej ambientin shoqëror me komente qëllimkëqija dhe armiqësore.

Jo ky është prej Tërnoci, jo ky prej Badoci, jo ky nga Anamali, jo ky kështu, jo ky ashtu. E kemi shndërruar politikën në një llomotitje të pafund, ku një klasë badihavxhinjsh, çdo mbrëmje popullojnë televizionet, duke vjellë vrer mbi kundërshtarët politikë dhe duke i trajtuar ata si armiq. Një mahallë e tërë horrash, të cilët e quajnë veten analistë, helmojnë çdo natë mjedisin tonë shoqëror për pagesa të majme – përndryshe nuk do ta humbnin kohën, çdo natë, me llafe të kota.

Përkatësia politike është shndërruar në fe apo sektarizëm, ku në mënyrë të verbër i besohet anëtarit të partisë, sikur të ishte i dërguari i Zotit në tokë, pa marrë parasysh sa hajn dhe i korruptuar është.

Vendi është çliruar që një çerek shekulli dhe është koha që të ecim përpara.

Lërini, ju lutem, tifozllëqet!

Përfaqësuesit e popullit duhet të vlerësohen dhe të gjykohen në bazë të asaj që kanë bërë, ose nuk e kanë bërë. Ndërsa ne sillemi si një shoqëri klanore, që edhe nëse “i imi” i ka bërë njëmijë të zeza, unë e mbroj vetëm pse është i mahallës apo krahinës sime. Ndërsa me kundërshtarin politik, edhe sikur të jetë më i miri i botës, sillem sikur të ishte horri më i madh.

Është koha e fundit që të zgjohemi dhe ta rregullojmë pak mjedisin tonë shoqëror dhe politik.

Opinion nga Gzim Hasanaj, deputet në Parlamentin e Kantonit Baselland

Krejt çka ndodhi në seancën e sotme

Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afërsisht dy orë punimesh, përcjell albinfo.ch.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se nuk ka shumicë për vijimin e saj.

Ai bëri të ditur se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.

Ndërkohë, deputetët nuk arritën të kalonin as pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Komisioni i përkohshëm paraqiti para deputetëve raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet e 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vlen të theksohet se deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate votuan për raportin.

Kundër ishin deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon,” tha kryesuesi i seancës.

Partitë opozitare argumentuan se anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk mund të votojë një raport që është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër,” tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje, sepse nuk mund të mbajnë të dyja postet.

“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje,” tha ai.

Edhe anëtari i Komisionit për verifikimin e mandateve, nga LDK-ja, Armend Zemaj, deklaroi se kanë votuar kundër raportit të Komisionit.

“Për të siguruar siguri kushtetuese që nuk do të ketë shkelje të aktit më të lartë juridik të Kosovës, ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë dhe na është paraqitur në komision një letër e drejtuar sot nga kryeministri i Republikës së Kosovës. Letër e cila do të duhej të ishte shpërndarë për gjithë qytetarët e Republikës, po ashtu Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe presidentes së vendit në ditën e certifikimit të rezultateve,” tha Zemaj.

“Nuk besojmë që kryeministri aktual, që tash është në dorëheqje sipas kësaj letre, do ta shkelë Kushtetutën dhe do të kthehet në Zyrën e Kryeministrit. Me dhënien e betimit do të përfundojnë të gjitha mandatet,” ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë dorëzuar dorëheqjen.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre që Kurti i ka drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Albinfo.ch/

Dështon konstituimi i Kuvendit

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm.

Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës.

“Raport i cili u shqyrtua në këtë komision dhe me shumicë votash kaloi, vlen të theksohet ashtu siç u pajtuam në Komision që për këtë raport kundër ishin PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Artan Abrashi i LVV-së.